Ekonomia

Bashkia letër Canit: Tatimet nuk na kanë kaluar të ardhurat prej 3 muajsh

Bashkia e Tiranës i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave, në të cilën i vë në dukje mungesën e të ardhurave nga taksa e biznesit të vogël, të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Tatim – Taksave, prej tre muajsh nuk e ka kaluar në llogarinë e Bashkisë së Tiranës.

Keshilli-Bashkiak1“Prej tre muajsh, Drejtoria e Përgjithshme e Tatim – Taksave nuk ka kaluar në llogarinë e Bashkisë së Tiranës të ardhurat nga taksa e biznesit të vogël të cilën qeveria prej vitit 2014 ka vendosur ta mbledhë përmes strukturave të saj tatimore. Në muajin dhjetor 2014, në arkën e Bashkisë së Tiranës duhet të derdhej shuma prej 28.110.216 lekësh por deri më sot nuk ka pasur asnjë veprim apo sqarim në këtë drejtim. Për këtë vit, jo vetëm nuk ka asnjë kalim të të ardhurave nga taksa e biznesit të vogël Bashkisë së Tiranës, duke krijuar një mungesë të ardhurash në masën 150.000.000 lekësh, sipas parashikimit në buxhetin e Bashkisë por nuk ka as rakordim të të ardhurave”, sqaron Bashkia.

Në letrën drejtuar ministrit të Financave, Bashkia i kërkon të marrë sa më shpejt në konsideratë kërkesën tepër emergjente, sipas tyre, për plotësimin e procedurave dhe kalimin e detyrimit të tatimit të thjeshtuar të fitimit në interes së Bashkisë Tiranë.

“Çdo vonesë në realizimin e këtyre të ardhurave bën të mundur mosplotësimin e angazhimeve dhe detyrave që ne kemi për qytetarët dhe qytetin e Tiranës. Duke shpresuar se këto veprime nuk janë në vazhdën e angazhimit total të çdo strukture të shtetit për të bllokuar punën e Bashkisë së Tiranës, jemi në pritje të reagimit nga ana juaj” – thuhet në shkresën drejtuar ministrit të Financave.

“Nga të ardhurat e mbledhura një vit më parë të cilat janë vetëm 68% e të ardhurave të mbledhura nga administrata tatimore e Bashkisë së Tiranës tregon për dështim të mbledhjes së taksave nga qeveria dhe rritje të informalitetit. Mungesa e transparencës për muajt e parë të vitit 2015 nga drejtoria e Tatim – Taksave lidhet dhe me performancën e dobët në mbledhjen e tatim -fitimit të biznesit të vogël”, sqaron Bashkia më tej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button