Home / Politika / Negociatat për zgjedhjet lokale, Rama takon sot Idrizim, ja 5 bashkitë që kërkojnë çamët

Negociatat për zgjedhjet lokale, Rama takon sot Idrizim, ja 5 bashkitë që kërkojnë çamët

Kreu i qeverisë, njëherësh lideri i PS­së, Edi Rama do të takohet sot në orën 14.00 me kreun e PDIU­së, Shpëtim Idrizi, në kuadër të negociatave për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

idrizi-ramaLajmi bëhet i ditur nga Gazeta Panorama, e cila shton se në qendër të këtij takimi pritet të jetë zyrtarizmi i koalicionit mes dy forcave politike për zgjedhjet vendore.

Kreu i PDIU­se, Idrizi e ka lënë të hapur mundësinë për koalicion, duke vënë

kusht kërkesën për 5 bashki në garën vendore. Bashkitë e kërkuara nga PDIU­ja janë: Rrogozhinë, Patos, Konispol, Peqin, Shijak.

Pak ditë më parë, PDIU­ja mandatoi kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi, për të negociuar me PS­në dhe PD­në për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Këshilli Kombëtar i kësaj partie, i kërkoi Idrizit që në bashkëpunim me Grupin Parlamentar, të përbërë nga 5 deputetë, të gjejë formulën më të mirë të bashkëpunimit me njërën nga partitë e mëdha për të pasur një përfaqësim në pesë qarqe ku PDIU ka fituar deputetët e saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: