Ekonomia

Ulen eksportet e energjisë dhe mineralet

Në muajin Shkurt, eksportet e mallrave shqiptare rezultuan më të ulta me 12,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në vlerën 18 miliardë lekë.

2eksportiNdërsa krahasuar me muajin Janar 2015, eksportet rezultojnë me rritje, që llogaritet në 0,3% më shumë, njofton sot INSTAT.
Sipas tij, rritjen më të madhe vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në eksportet gjithsej, patën eksportet e grupeve: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 75,9 %, “Ushqime, pije, duhan” me 4,6 % dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 37,2 %.

Rënie vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në eksportet gjithsej, pësuan eksportet e grupeve: “Tekstile dhe këpucë” me 5,0 %, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 39,3 % dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 0,1 %

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button