Te ndryshme

31 ditë në Antarktik, duke udhëtuar me “Ortelius”

Në një kohë plot me diell ndriçues, “Ortelius” del nga përgjumja në limanin e Bluff-it në jugun ekstrem të Zelandës së Re – me kurs në drejtim nga Jugu. Synimi i saj: asgjë më pak se sa një “përgjysmim” i Antarktikut.

498567023_640 Një anije holandeze me 75 pasagjerë nga 15 vende të botës mund të ishte ajo që jep më së miri një përshtypje të rrallë në udhëtimin 31-ditor që në fund përfundon në Amerikën e Jugut.

Për mua, udhëtimi në fjalë është një rast i rrallë që të vë në jetë projektin tim fotografik “Planeti shkretëtirë”. Para nesh ndodhen pesë ditë në det në Detin e Polit të Jugut, zonën më të egër detare të rruzullit. Pas një qëndrimi të shkurtër në ishullin subantarktik të Campbell-it, situata bëhet serioze. Stuhi të forta që shkojnë deri në 170 km/h, përfshijnë anijen, me dallgë deri në 12 metra të larta që përplasen nga kiçi në bashin e anijes.

Pranë kapitenit është Mc’Fazien nga Zelanda e Re, njeriu më i rëndësishëm në bord. Si drejtues i ekspeditës, është ai që merr vendimet mbi ankorimet e nisjet, që përgjatë këtyre brigjeve vlerësohen si të vështira.

Tetë barka shpëtimi dhe plus tyre edhe tre helikopterë qëndrojnë gjithë kohën në dispozicion. Domosdoshmëria e tyre do të bëhet e qartë nëse ne arrijmë në Kepin Adare, në krahun perëndimor të Detit Ross.

Bregu është edhe në verën e vonë antarktike, jo dhe aq i ashpër, saqë të mos arrihet me motobarka. Në grupe me nga katër pasagjerë secili, dy pilotët kilianë të helikopterëve na dërgojnë në tokë. Atje ndodhet kasollja historike e Carsten Borchgrevink, i cili në vitin 1899 dimëroi në Antarktik si njeriu i parë me një grup të vogël burrash që e shoqëronin në aventurën e tij.

Pinguinë, pulëbardha, mjedis i virgjër

Pak javë më parë, Kepi ishte ende i populluar nga qindra mijë pinguinë “Adelie”. Pas rritjes së të vegjëlve, ata e braktisën Kepin. Vetëm ca qindra pasardhës gjenden ende atje. Pinguinët më mrekullojnë me aftësinë e tyre për të mbijetuar në natyrën armiqësore të Antarktikut. Ata ushqehen nga një lloj karkaleci që rritet në mizërinë që ofron Antarktiku, e që jetojnë falë planktoneve bimore që rritet në Detin e pasur me oksigjen e ushqim të Polit të Jugut.

Në Kepin Adare nis një zinxhir vullkanesh të shuara aktive, që derdhen poshtë drejt zonës trans antarktike deri te vullkani Erebus në ishullin Ross dhe që vijon deri në Marie-Byrd-Land.

Pasdite, “Ortelius” merr kursin drejt McMurdo-Sund në Jug të Detit Ross. Papritur, nis të fryjë fort era e frikshme polare, që arrin deri në 300 km/h, në brigjet dhe sipërfaqen e sheshit polar. Kaq keq megjithatë në këtë pasdite nuk duket se po shkon puna, por edhe fuqia e erës e kthen Detin Ross në një botë dallgësh dhe llaku, në të cilin duket sikur tunden madje edhe malet e akullit.

Ditën tjetër kemi shansin të fluturojmë me helikopter mbi njërën prej fushave më të thata. Re të rënda dhe stuhi megjithatë e bëjnë fluturimin të pamundur. Në orën 11:00 moti përmirësohet. Pilotët japin dritën jeshile. Zgjat shumë orë derisa të gjithë pasagjerët të fluturojnë me tre helikopterë mbi “Taylor Valley”, e kështu ngadalë afrohet mbrëmja.

Me helikopter mbi masat akullnajore dhe fushat e thata

Për shumë vite si fotograf shkretëtirash kam ëndërruar që të shkoj në të ashtuquajturat “lëndina të thata”! Ato janë zona më e madhe pa akull në Antarktik, i cili në 98% të sipërfaqes mbulohet me një shtresë akulli me shtrirje prej 4000 metrash. Qysh prej dy milionë vjetësh, atje nuk ka pasur reshje të rëndësishme, e është kështu zona më e thatë e botës. Shkak për këtë janë nga njëra anë erërat katabatike që fryjnë nga fusha e madhe polare deri në breg, e nga ana tjetër, një rol luan edhe vendndodhja e tyre nën një zinxhir malor me maja të larta.

Unë kam fotografuar një luan deti të mumifikuar prej 2000 vjetësh, që është sjellë në këto anë dikur. Jeta në këto terrene të thata ekziston vetëm në gjurmë, në shkëmbinj koralorë ku gjenden organizma të ashtuquajtur “endolitikë”, të cilët shfrytëzojnë lagështirën minimale të ajrit.

Më pas, ne dëgjojmë për helikopterin e kthyer në anije të shefit të pilotëve, i cili pak kohë më pas, ulet drejt nesh.

Nga perspektiva e një zogu, nis e bëhet i qartë edhe më shumë kontrasti mes “Talyor Valley” pa akull, dhe masave të akullit që e rrethojnë. Shtrihet nga sheshi polar në një sipërfaqe prej 80 kilometrash deri në breg, nga fushat anësore derdhen masa akujsh madhështorë, e qartazi dallohen liqenet e vegjël, akulli i të cilëve pjesërisht është edhe dy milionë vjeçar.

Fluturojmë pak metra mbi kolonat akullnajore, për të zbritur sërish mbi malet e thepisura. Pas një gjysmë ore dhe 750 fotove plot dritë, ne kthehemi dhe fluturojmë mbi një masë akulli të Detit Ross, sërish drejt anijes, në sheshin e uljes së helikopterëve të të cilit ulemi ndërsa dielli ndriçon tërësisht.

Të lodhur dhe të lagur shtrihemi direkt në shtrat në kabinën tonë të ngrohtë dhe ndihemi thjesht të lumtur që jemi në Antarktik.

Marrë nga “Der Spiegel”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button