Home / Politika / Rama: Aleancë qytetare për zgjedhjet vendore, ka vend për zëra tjerë

Rama: Aleancë qytetare për zgjedhjet vendore, ka vend për zëra tjerë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat pas një sere konsultimesh me deputetët në qarqe të ndryshme të vendit dhe kryesisht në Tiranë për përzgjedhjen e kandidaturave për kanditade në zgjedhjet vendore.

Edi Rama, Kryeminister

Edi Rama, Kryeminister

Kryeministri Edi Rama në deklarimin e tij për mediat u shpreh se,  “kemi konsultuar shumë emra dhe propozime, kemi dakortësuar për një pjesë të konsiderueshme të tyre, por vendimarrja përfundimtare do t’i takojë konsultimit me partnerët tanë.  Bëhet fjalë për kandidate që nuk i përkasin vetëm një forcë politike por te gjithë koalicionit. Nga ana tjetër duhet të shfrytëzojë rastin për të bërë dhe një apel që e konsiderojë të arsyeshëm që në këtë koaalicion ka vend për të tjerë zëra dhe të tjera përvoja. Këtu kam parasysh Frymën e Re Demokratike që me shumë konsideratë do ta ftoja në Bashkimin e kësaj aleance në këtë rrugë jo për të përputhur programet por për të rritur spektrin e ideve dhe të alternativeve të vendit. Kemi kryer një reformë historike, një reformë transformuese në mënyrë rrënjësore të mënyrës sesi është organizuar shteti ynë në nivelin më të parë të qeverisjes vendore. Besoj se në këtë fazë nuk ka asnjë problem, përkundrazi është vetëm vlerë e shtuar që edhe kjo forcë politike të bëhet pjesë e këtij kolicioni të madhë qytetarësh”.

Rama, iu përgjigj interesit të gazetarëve për kandidatët e mundshëm, në Tiranë dhe bashkitë e mëdha, ku u shpreh se “nënvizoj se ndërkohë prej disa muajsh jemi futur në proces të thellë anketimi. Kemi anketuar në mënyrë intensive, grup moshat, shtresat të ndryshme sociale, grupmoshat në bashkitë më të mëdha të vendit dhe ku dhe zgjedhja është më komplekse. Sot kemi rënë dakort të bëjmë anketime të tjera në disa pika ku kemi ende dileme ku dhe sigurisht në këtë proces anketimi dhe marrje në konsideratë dhe të publikut. Tirana ka zënë vendin kryesor dhe në pak ditë do të harmonizojmë këndvështrimin tonë dhe të publikut.

Ndërsa pyetjes për një koalicion me PPDNJ, Rama u shpreh se “kemi komunikuar dhe do të takohemi me zotin Dule dhe do të shohim se ku gjendemi në këtë proces, ku kjo parti është aleat i yni”. “Është e rëndësishme të identifikojmë profilin që Tirana pret, duke patur parasysh se Tirana ka katër vjet që nuk qeverisët. Tirana do të ndahet nga kjo gjendje”, u shpreh Rama duke ironizuar, në vijim të fjalës se “ka qenë një herë Xhemal Tafaj në kohë të diktaturës, por ka qenë një njeri që vendosi disa drita në Tiranë, për t’u ndjekur nga Sali Kelmenti, që bëri disa shërbime . Ndërkohë ky i tanishmi në katër vjet nuk bëri asgjë”, ju përgjigj Rama interesit të medias per zgjedhjet lokale ne Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: