Home / Politika / Lulzim Basha nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Lulzim Basha nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka marrë tashmë vendimin për të mos kandiduar për një mandat të dytë për këtë post.

Lulzim Basha, Poster elektoral

Lulzim Basha, Poster elektoral

Burime të shtypit pranë Partisë Demokratike thanë se e djathta do të përfaqësohet me një tjetër kandidat. Kryetari i PD-së, Basha do të angazhohet në drejtimin e fushatës në të gjithë vendin. Pritet që brenda pak ditëve ai të njoftojë edhe publikisht se nuk do të kërkojë nga qytetarët një tjetër mandat si kryebashkiak duke qëndruar në këtë detyrë vetëm për 4 vjet. Ende nuk është qartësuar se cili do të jetë kandidati i së djathtës. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se vendimi do të merret brenda kësaj jave në mbledhjen që do të zhvillojë dega e Partisë Demokratike e Tiranës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: