Bota

Jemen, dhjetëra të vrarë nga ‘sulmet ajrore’ pranë kampeve të refugjatëve

Të paktën 40 persona janë vrarë në një kamp refugjatësh në veriperëndim të Jemenit gjatë ditës së hënë nga një sulm ajror, të paktën kështu kanë thënë ekipet e emergjencës.

jemen-sulmet-viktimaGjithashtu edhe televizioni shtetërorë i Jemenit ka bërë përgjegjës për sulmet Arabinë Saudite, por ministri i jashtëm i Jemenit tha se sulmi ishte kryer nga artileria e rebelëve Houthi.

Ndërkohë, sulmet nga ajri të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë vazhduar edhe gjatë orëve të vona të së hënës, ku si objektiva kanë qenë depot e armëve në Sanaa të rebelëve të mbështetur nga Irani.

Arabia Saudite është vënë në krye të sulmeve kundër pozicioneve të rebelëve, të nisura të mërkurën, dhe e ka zgjeruar koalicionin e aleatëve duke përfshirë disa shtete sunite, e duke tërhequr edhe mbështetje logjistike nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Pas mësymjes disa ditore nga ajri, koalicioni arab thotë se është nën kontroll të plotë të hapësirës ajrore të Jemenit, duke shkatërruar pothuaj të gjithë arsenalin e raketave tokë-ajër të kryengritësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button