Home / Politika / Berisha: ‘Këshilli i Vrasësve’ largoi rrënuesin e Policisë së Shtetit

Berisha: ‘Këshilli i Vrasësve’ largoi rrënuesin e Policisë së Shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi të martën pas dorëheqjes së Artan Didit, nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

berishassotMe etiketime të forta, Berisha shkruan në rrjetin social Facebook, se ky vendim erdhi si rezultat i larjes së hesapeve mes atyre që Berisha i quan ‘balozë të krimit të në krye të pushtetit’.

“‘Keshilli i Vrasesve’ largoi dhe flaku si limon te shtrydhur, vrasesin, cubin mercenar qe rrenoi Policine e Shtetit, Artan Didi. Shkarkimi i tij u be per te lare duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama per tre muaj te kerkeses se autoriteteve belge per ekstradimin e Mark Frrokut per vrasje. Pra ky shkarkim eshte thjesht nje larje hesapesh midis kockave mafioze te pushtetit te krimit. Burime te informuara njoftojne se Artan Bajraktari, ne momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar per kerkesen belge jo vetem Didin, por dhe vetë Tahirin, nga te cilet ishte porositur ta mbante aty e te mos kthente pergjigje”, shkruan Berisha.

Sipas ish-Kryeministrit, ‘marredheniet e Didit me Tahirin ishin prej kohesh ne thike e ne pike. Thuhet se Didi kishte denoncuar tek te huajt lidhjen e Tahirit me Shullazin, perdorimin e droges nga ana e tij si dhe aksionet e tij ne lojrat e fatit, etj. Kurse Tahiri mbante peng Didin me nje transferte 500 mije eurosh te tij ne nje vend mik si dhe disa emerime ne Polici. Boset e pushtetit te krimit po hane njeri-tjetrin’.

Leave a Reply

%d bloggers like this: