Home / Politika / PD: Tahiri të japë dorëheqjen

PD: Tahiri të japë dorëheqjen

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, se kanë patur dijeni për kërkesën e Interpol Brukselit dhe se e kanë shfrytëzuar atë për të kapur dëshmitarin kyç Mark Frroku, për ta përdorur sipas interesit të tyre, në procesin hetimor ndaj Ilir Metës.

1427796358Edmond-Spaho31marsNëpërmjet nënkryetarit, Edmond Spaho, PD shton, se ‘fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit, nuk mund të bëhej pa urdhërin e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Ata janë përgjegjësit e vërtetë, autorët e vërtetë të këtij akti të rëndë në kundërshtim me ligjin’.

Spaho, duke e quajtur skandal këtë ndodhi, theksoi se e gjitha kjo dëmton Policinë, Shtetin, demokracinë dhe imazhin e vendit tonë.

“Vetëm një transparencë e plotë, dhe një llogaridhënie e plotë, dhe një përgjegjësi e plotë e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, është përgjigja e duhur ndaj kësaj situate të paprecedentë. I pari që duhet të japë dorëheqjen sot, është Saimir Tahiri”, theksoi Spaho.

Leave a Reply

%d bloggers like this: