Home / Parlamentare / Kërkesa e dytë për arrestin e Frrokut, nis mbledhja e Këshillit të Mandateve

Kërkesa e dytë për arrestin e Frrokut, nis mbledhja e Këshillit të Mandateve

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka nisur rreth ores 12:00 mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e deputetit Mark Frroku për llogari të drejtësisë belge. Keshilli eshte mbledhur për një seancë dëgjimore me deputetin Frroku, pas kërkesës së bërë nga avokatët e tij.

keshilli-i-mandateveOra 12:00- Nis mbledhja e Keshillit te Rregullores, kreu i Kuvendit Ilir Meta lexon kërkesën e prokurorise. Deputeti Halimi kerkon qe mbledhja mos drejtohet nga Meta.

Ora 11:55- Deputeti Mark Frroku mbërrin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Mësohet se mbledhja e sotme do zhvillohet me dyer të hapura.

Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku, i dënuar në këtë shtet me 10 vjet burg për vrasje. Kërkesa zyrtare për arrestimin e deputetit Frroku mbërriti mbrëmjen e së premtes pranë Interpol Tirana, që i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë urdhër-arrestin. Mark Frroku akuzohet për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti, më 5 Mars të vitit 1999 në bashkëpunim me tre persona të tjerë.

Kjo është e dyta herë që prokuroria i kërkon leje parlamentit për arrestimin e Frrokut. Të enjten Kuvendi i miratoi kërkesën e parë për arrestimin e tij lidhur me çështjen ‘Doshi’. Për këtë çështje, Gjykata e Lartë vendosi të shtunën ta lërë në arrest shtëpie Frrokun. I njëjti vendim u mor dhe ndaj deputetit Tom Doshi. Të dy deputetët akuzohen nga drejtesia për dëshmi të rreme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: