Teknologji

Revolucioni kinez, vjen makina e stampuar në 3D për 1600 euro (Video)

makinaFalë stampimit 3D mund të përftohen objekte të ndryshme, stoli, lodra, veshje e sende të tjera, por një makinë tërësisht funksionale nuk ishte krijuar ndonjëherë me këtë metodë. Dhe revolucioni si gjithmonë vjen nga Kina, ku është stampuar makina e parë 3D. Makina dyvendëshe në ngjyrë të artë është quajtur ‘Shuya’ dhe kushton afërsisht 1600 euro.

makina1

Makina elektrike mund të arrije shpejtësinë deri 40 km/h dhe i ka kaluar testet e para rrugore duke xhiruar nëpër rrugët e rrethinës Hainan, në Kinën jugore. Sigurisht që jo të gjitha pjesët e makinës janë stampuar në 3D; vetëm kabina, pjesët e tjera janë ato të çdo makine tjetër elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button