Arte

Konkurs për përshtatjen e territorit të ish-Kinostudios në Kopshtin e Artit

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Universitetet e Arkitekturës prezanton konkursin për përshtatjen e territorit të ish-Kinostudios në Kopshtin e Artit.

ministriaNë njoftimin për shtyp thuhet se qëllimi i projektit ështe krijimi i një hapësire ekspozimi të përkohshëm dhe të përhershëm për veprat e artistëve të rinj e më gjerë.

Ky projekt do të realizohet nga Ministria e Kulturës, ku një nga platformat e saj kulturore është kthimi i territoreve  të brendshme në një park për art dhe medium, për të gjitha stinët, për aktivitete sociale, kulturore e ekspozita të hapura, për ngjarje rinore e jo vetëm, pa kufij gjinish dhe formash, madje edhe ato më të guximshmet.

Projektimi i kësaj hapësire duhet të mbajë parasysh elementët përbërës të territorit. Objekti kryesor i hapësirës dhe i vendosur në aksin e territorit  është ndërtesa e Ish-Kinostudios ku aktualisht është vendosur Ministria e Kulturës. Në po të njëjtën ndërtesë ndodhen një sërë institucionesh varësie si Instituti i Monumenteve të Kulturës, Qëndra Kinematografike e Filmit, Qendra e Veprimtarive Folklorike etj.

Projektuesit duhet të mbajnë parasysh frymën bashkëkohore të artit dhe formulimit të hapësirave gjatë procesit të projektimit.
Projektet do të paraqiten nga Fakulteti i Arkitekturës , Universiteti Shtetëror i Tiranës,  Universiteti Polis dhe Univesiteti Epoka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button