Home / Arte / Teater / Jeton Neziraj, premierë ballkanike në Podgoricë

Jeton Neziraj, premierë ballkanike në Podgoricë

Vepra e dramaturgut Jeton Neziraj do të vihet në skenën e teatrit popullor të Malit të Zi.

Jeton-NezirajShfaqja e re , me titull “ o.REST.es IN PEACE – legjendë e një familje ballkanike”, shkruar nga Jeton Neziraj do të ketë premierën në datën 3 prill në Teatrin Popullor Malazez (TP i MZ).

Vepra është përkthyer nga Shkëlzen Maliqi, përkthyes, publicist dhe gazetar nga Prishtina i cili këtë drame e ka përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën malazeze,  si dhe drejtori i Teatrit Popullor Malazez, Janko Lumoviq.

Jeton Neziraj, dramaturg dhe shkrimtar nga Prishtina, është autor i më tepër se 15 shfaqjeve të paraqitura në skenat evropiane dhe në SHBA.  Tekstet  e tij janë përkthyer dhe publikuar në mbi 15 gjuhë botërore.

Neziraj ka qenë drejtor artistik i Tetarit Popullor të Kosovës (TPK) dhe është anëtar i parlamentit kulturor evropian, drejtor i këshillit të teatrit popullor të Kosovës dhe koordinues për Kosovën i rrjetit “EURODRAM”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.