Europa

Dështimi i Cameron rrit rrezikun për daljen e vendit nga BE

David-CameronLufta e humbur e David Cameron kundër Jean-Claude Juncker për presidencën e Komisionit Evropian rrit rrezikun që britanikët të dalin nga Bashkimi Evropian nëse kryeministri i tyre nuk do të ketë sukses në kërkesën e tij për një Union të reformuar, nënvizojnë ekspertët.

Drejtuesi konservator, i cili u angazhua se nëse rizgjidhet në vitin 2015 do të organizojë një referendum mbi qëndrimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian në vitin 2017, ka pranuar vetë se detyra për të mbajtur vendin e tij në BE ishte tashmë më e komplikuar.
Por, Britania e Madhe, vend ku euroskeptizmi tradicional ka regjistruar sërish rritje me fitoren e partisë eurofobe Ukip në zgjedhjet evropiane në muajin maj, partitë kryesore ishin unanime në kundërshtimin e tyre për Juncker, parë si shumë federalist.
Rreth 43 për qind e të pyeturve janë shprehur se David Cameron ka pasur arsye për të bllokuar emërimin e ish-kryeministrit luksemburgez, vetëm 13 për qind e refuzuan, sipas një sondazhi të Financial Times/Populus publikuar këtë javë./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button