Home / Moda / Jeta në luks sipas Giorgio Armanit

Jeta në luks sipas Giorgio Armanit

Stilisti i famshëm Giorgio Armani po prezanton këto ditë në Milano të Italisë pasionin e tij për luksin, këtë herë sa i takon mobilimit, duke ofruar stile të ndryshme për vende të ndryshme të botës.

armani-luksPër herë të parë janë prezantuar planet e elaboruara nga Studioja e Dizajnit të Shtëpisë Armani, në formë skicash në letër, video-grafiqe, fotografi dhe objekte me materiale speciale.

Mund të konsiderohet pa frikë një udhëtim që tregohet përmes kulturave, emocioneve, zakoneve, ndjesive, inovacionit dhe estetikës, që ripërcakton kufijtë e shijes.

“Prej 10 vjetësh studioja ime e dizajnit punon për projekte të jashtëzakonshme në të gjithë botën, duke u dhënë jetë zgjidhjeve kreative të reja, në të cilat një estetikë elementësh luksozë interpretohet përmes kulturës dhe etosit të vendeve”, ka thënë Armani.

“Me këtë ekspozitë kam dashur të tregojë një eksperiencë të artikuluar dhe komplekse, një udhëtim drejt inovacionit të mikpritjes dhe dëshirës për të jetuar, duke bashkëpunuar me mjeshtrit e mëdhenj të arkitekturës bashkëkohore”, ka shtuar stilisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.