Kronika

Gjykata e Apelit rrëzon prokurorinë: Shpëtim Gjika i pafajshëm

Gjykata e Apelit ne Tirane ka rrezuar kerkesen e Prokurorise per shpalljen fajtor te kryetarit te Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, per akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, per dy lejet e dhena per dy pallate ne Vlore. Apeli shpalli të pafajshem Gjiken.

SHPETIM-GJIKA-473x269Seanca e sotme vjen pas ankimimit te bere nga organi i akuzes, qe kerkon rrezimin e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare qe e shpalli Gjiken te pafajshem nga akuzat e ngritura ne adrese te tij.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, vendimi i dhënë është i pabazuar në ligj dhe i kërkon Apelit të Tiranës shqyrtimin e provave që sipas saj bëjnë fajtor Gjikën dhe dënimin e tij me 4 vjet burg.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë kërkon nga Gjykata e Apelit Tiranë shpalljen fajtorë të shtetasve Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj, të akuzuar për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”, të personit që e ka për detyrë, kryer në bashkëpunim, dy herë, si edhe për shtetasit Blerdi Liçaj dhe Gentian Sherifaj, të akuzuar për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”- thuhet ne kerkesen e saj.

Sipas saj, Prokuroria e Vlorës e vlerëson tërësisht të pabazuar në ligjin procedurial dhe material penal vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, e cila i shpalli të pafajshëm shtetasit e mësipërm. Për prokurorinë e Vlorë, vendimi i gjykatës së shkallës së parë është rrjedhojë e vlerësimit të gabuar të provave të administruara gjatë procesit gjyqësor duke mos i cmuar ato në mënyrë të drejtë.

Vendimi per pafajesine

Në vendimin e argumentuar, gjyqtari Arben Micko shprehet se prokuroria nuk arriti ta bindë gjykatën dhe të provojë akuzën e ngritur ndaj të pandehurve. “Gjatë gjykimit nga akuza nuk u paraqit asnjë provë e drejtpërdrejtë që të vërtetonte faktin se në procesverbalet e mbledhjeve të KRRT-së, të datave 24.03.2010 dhe 15.07.2010 janë bërë shtesa nga të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardha”, thuhej në vendim. Sipas gjykatës, në të dyja procesverbalet e mbledhjes së KRRT-së rezulton të jenë nënshkruar në fund jo vetëm nga të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardha, por nga të gjithë të pranishmit në mbledhje, anëtarë të KRRT-së.

“Nuk mund të konkludohet se procesverbali është falsifikuar nisur nga fakti se në pasqyrimin e vendimit për dhënien e lejeve të dy pallateve, largësia midis rreshtave të shkrimit është më e vogël se në krahasim me rreshtat e tjerë të shkrimit të të njëjtin procesverbal”, argumentonte gjykata. Po sipas gjykatës, akt-ekspertimet e paraqitura nga akuza nuk vërtetojnë falsifikimin, faktin se “shtesat” në fund të protokollit të jenë kryer në një kohë të mëvonshme nga data e mbledhjeve të KRRT-së.

SHKELJA ADMINISTRATIVE
Në vendimin e argumentuar gjykata pranon mosrespektimin e procedurave në lëshimin e lejeve të ndërtimit nga ana e të pandehurit Gjika, por sipas gjykatës, shkelja është administrative. Sipas gjykatës, akuzat e ngritura ndaj Gjikës dhe Dardhajt jo vetëm që nuk provohen, por edhe ato që provohen (sikundër është mosrespektimi rigoroz i procedurave ligjore në lëshimin e lejeve të ndërtimit) përbëjnë shkelje me karakter administrativ dhe jo penal.

Kerkesa e Prokurroise
Prokuroria e Vlorës ka paraqitur pranë Gjykatës së Apelit, të cilës i kërkon shpalljen fajtor dhe dënimin, si më poshtë:

– Shpëtim Gjika- 4 vjet burg dhe 3 vjet burg heqje e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike

– Eleni Dardhaj- 3 vjet burg dhe 3 vjet burg heqje e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike

– Gentian Sherifaj- 2 vjet burg

– Blerdi Liçaj – 2 vjet e 6 muaj burgim

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button