roze

Fotot e para të Princeshës së Monakos shtatzënë

sharlinebab2310Rrezatuese dhe e lumtur, ndoshta si kurrë më parë , Princesha Charlene e Monakos i është kthyer detyrës së saj të përfaqësimit të vendit. Princesha mbante veshur një fustan të bardhë, elegant që tregonte linjat e saj të rrumbullakosura.

Pas lajmit se ishte shtatzanë, Charlene shfaqet për herë të parë në publik me barkun e rrumbullakosur dhe dukej shumë e lumtur teksa qëndronte në krah të bashkëshortit, Princit Albert.

Në Principatë të gjithë janë të lumtur. Charlene më në fund pret një fëmijë që sipas thashethemeve mund të jenë binjakë. Çifti u martua në vitin 2011 dhe më në fund pritet të kurorëzojë ëndrrën për familjen. Fëmija që pritet të lindë në fund të vitit do të jetë trashëgimtari i fronit të Principatës së Monakos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button