Kronika

Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Shpëtim Gjikën

Gjykata e Apelit jep pafajësi për Shpëtim Gjikën. Apeli ka hedhur kështu poshtë kërkesën e Prokurorisë për shpalljen fajtor të kryebashkiakut të Vlorës, i cili akuzohej për “falsifikim të dokumenteve”, per dy lejet ndërtimi të dhëna për dy pallate në Vlorë. Gjykata e Apelit ka dhënë pafajësi edhe për Eleni Dardhaj, Blerdi Liçaj dhe për Gentjan Sherifaj.

Shpëtim Gjika, Kryetari i Bashkisë së Vlorës
Shpëtim Gjika, Kryetari i Bashkisë së Vlorës

Organi i akuzës ankimoi në Apel vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila shpalli të pafajshëm Shpëtim Gjikën.

Por Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke rrëzuar kështu Prokurorinë. Pas daljes nga Gjykata, Gjika tha për mediat se kishte besim tek drejtësia dhe e dinte se do të shpallej i pafajshëm. I pyetur për një rikandidim të mundshëm për Bashkinë e Vlorës, Gjika tha se është ende herët për këtë gjë, ndërkohë që do të vijojë detyrën e tij. “E prisja këtë vendim, isha i bindur në pafajësinë time. Do të jem në krye të detyrës deri në fund të mandatit. S’është dita të flas nëse do të rikandidoj për kryebashkiak”, tha Gjika.

Prokuroria e Vlorës, pretendoi se vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë ishte i pabazuar në ligj dhe i kërkoi Apelit të Tiranës shqyrtimin e provave që sipas saj bëjnë fajtor Gjikën dhe dënimin e tij me 4 vjet burg. Edhe punonjësja e Bashkisë së Vlorës Eleni Dardhaj akuzohej për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, të personit që e ka për detyrë, kryer në bashkëpunim, dy herë. Ndërsa Blerdi Liçaj dhe Gentian Sherifaj, akuzoheshin për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”­.

Në vendimin e argumentuar të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, gjyqtari Arben Micko shprehej se prokuroria nuk arriti ta bindë gjykatën dhe të provojë akuzën e ngritur ndaj të pandehurve. “Gjatë gjykimit nga akuza nuk u paraqit asnjë provë e drejtpërdrejtë që të vërtetonte faktin se në procesverbalet e mbledhjeve të KRRT­së, të datave 24.03.2010 dhe 15.07.2010 janë bërë shtesa nga të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardha”, thuhej në vendim. Sipas gjykatës, në të dyja procesverbalet e mbledhjes së KRRT­së rezulton të jenë nënshkruar në fund jo vetëm nga të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardha, por nga të gjithë të pranishmit në mbledhje, anëtarë të KRRT-­së. “Nuk mund të konkludohet se procesverbali është falsifikuar nisur nga fakti se në pasqyrimin e vendimit për dhënien e lejeve të dy pallateve, largësia midis rreshtave të shkrimit është më e vogël se në krahasim me rreshtat e tjerë të shkrimit të të njëjtin procesverbal”, argumentonte gjykata. Po sipas gjykatës, akt­ekspertimet e paraqitura nga akuza nuk vërtetojnë falsifikimin, faktin se “shtesat” në fund të protokollit të jenë kryer në një kohë të mëvonshme nga data e mbledhjeve të KRRT-­së.

Related Articles

Nje koment

  1. cfar gjykatash kemi e dinte qe do dilte i pa fajshem  gjika  qe e ka ber vloren  vetem  pallate  duke ndertuar ne 200 mkatror pallate  14 katshe vetem ne vlore ndodhe kjo dhe te ndertosh brenda ne det vetem gjika jep leje po ska ber ndonje gje qe vlora ska nje lulishte po i lumte gjikes me kompani se vlora esht cerdhka e komunistave  pse nuk jep llagari gjika  cfar ka  ber per qytetin apo vetem ka dhene leje te ndertohen pallate qe te marr ai leket oo gjika  ti se ke problem se edhe femijet i ke te marr dobica se te kishe femije do gjykoje me ndryshe Po Zoti te ka par  qe te thau palcen te la pa femije

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button