Home / Kronika / Haki Çako ne vend te Didit

Haki Çako ne vend te Didit

Pas dorëheqjes së Artan Didit, në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është komanduar Haki Çako, i cili deri më tani mbante postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda.

Haki Çako

Haki Çako

Çako do të qëndrojë në këtë detyrë për aq kohë sa të bëhet emërimi i drejtorit të ri, që normalisht duhet të propozohet nga ministri Tahiri dhe të miratohet nga kryeministri Rama.  [sam id=”1″ name=”artikull” codes=”true”]

Po kush është Haki Çako? Pas ardhjes së socialistëve në pushtet, ai u emërua drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër, një zonë e nxehtë për shkak të Lazaratit. Çako ishte edhe një ndër drejtuesit e operacionit policor në Lazarat. Pas suksesit të arritur në këtë operacion, ai lë detyrën në Gjirokastër edhe emërohet zëvendësdrejtor për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Haki Çako ka një karrierë prej 23 vitesh në polici dhe ka marrë pjesë në një sërë operacionesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.