Rajoni

Nderron jete prokurori i rrembyer turk

Prokurori turk, i cili sot gjatë ditës ishte zënë rob nga pjesëtarë të një grupi të së majtës ekstreme në Stamboll të Turqisë, dhe që u plagos gjatë misionit për lirimin e tij, ka ndërruar jetë.
Këtë e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili ka shkruar në Twitter se “prokurori i plagosur ka ndërruar jetë”.
Një ueb-faqe e afërt me grupin turk të së majtës ekstreme, që po e mbante peng një prokuror në Stamboll, ka thënë në Twitter para pak çastesh se pengu është plagosur, ndërsa tre pengmarrësit e tij janë vrarë.
“Tre miqtë tanë janë qëlluar për vdekje”, shkruan në një postim në Twitter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button