Kronika

Humb jetën në aksident shefi i Komisariatit të Delvinës

Humb jetën në një aksident shefi i komisariatit të policisë së Delvinës, Përparim Bizhga.aksidenti_30 Ngjarja ndodhi në orët e pasdites të së martës në aksin Levan – Tepelenë. Mësohet se mjeti ku ndodhej shefi i rendit drejtohej nga Elton Xhemali, 32 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë në aksident. Paraprakisht dyshohet se makinës i janë çarë gomat e përparme dhe për pasojë ka dalë nga rruga. 45-vjeçari Bizhga ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital ndërsa shoferi i mjetit është në kujdesin e bluzave te bardha ne spitalin e Fierit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button