Rajoni

22 militantë të ekstremit të majtë të arrestuar pas pengmarrjes së përgjakshme

Policia turke arrestoi sot 22 militantë të grupit klandestin të ekstremit të majtë në kuadër të pengmarrjes që përfundoi dje me vdekjen e një prokurori dhe dy militantëve që e kishin marrë peng, njoftoi media.

pengmarrje-turqiKjo valë arrestimesh ndodhi në qytetin e Antalias dhe kishte si shënjestër 22 studentë të dyshuar për lidhjet me partinë Fronti Revolucionar për Çlirimin e Popullit, që mori përsipër përgjegjësinë e pengmarrjes.

”Prokurori turk, Mehmet Selim Kiraz, i cili hetonte çështjen në lidhje me vdekjen e protestuesit Berkin Elvan u mor peng dje në zyrën e tij në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll”, njoftoi Anadolu Agency (AA).

Prokurori turk dhe dy personat e armatosur që i përkisnin grupit të ekstremit të majtë dhe të cilët e mbajtën peng prokurorin për disa orë në një Gjykatë në Stamboll, humbën jetën në përfundim të operacionit të ndërmarrë nga policia për lirimin e prokurorit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button