Ekspozita

Kërkohet “kurator” për “Onufrin”

Konkursi

konkursi-OnufriPas debatesh mes ministrisë dhe artistëve të rinj të artit bashkëkohor, një nga konkurset më të njohura në këtë gjini do të rikthehet gjatë këtij viti. Përmes një njoftimi Galeria Kombëtare e Arteve njofton vendimin e marrë nga ministria për rikthimin e “Onufrit”. Edicioni i 21 i këtij eventi nga më të rëndësishmit në fushën e artit bashkëkohor në vend, pritet të rikthehet i ndryshuar në koncept dhe përmbajtje. “Ndërprerja e përkohshme e kësaj ekspozite shërbeu për realizimin e diskutimeve të hapura në Ministrinë e Kulturës me pjesëmarrjen e artistëve (kryesisht të rinj), kuratorëve dhe studiuesve të artit”, thuhet në njoftim. Po dje, GKA ka shpallur të hapur konkursin për kuratorin e këtij edicioni. Propozimet për tekstet kuratoriale do të mund të dorëzohen që më 1 prill deri më 4 maj. Propozimet për kurimin e edicionit të 21 të ekspozitës do të merren në shqyrtim nga Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri” i cili përbëhet nga 5 anëtarët: Suzana Varvarica Kuka dhe Genti Gjikola nga GKA, si dhe Valentina Koçi, Andi Tepelena dhe Ermir Hoxha si specialistë të jashtëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button