Home / Politika / Rama: Shqiptarët, mbeten besimtarët më të bindur të Evropës në Ballkan

Rama: Shqiptarët, mbeten besimtarët më të bindur të Evropës në Ballkan

Mazhoranca ka festuar dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Ceremonia që është organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë kishte të ftuar edhe kreun e opozitës Lulzim Basha dhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka zgjedhur organizimin e një ceremonie tjetër, tek amfiteatri në kodrat e liqenit artificial duke shmangur ftesën e Qeverisë. Gjithashtu ish-Kryeministri Berisha dhe deputetë të PD kanë zgjedhur të jenë të pranishëm në festën e organizuar nga Bashkia, ndërsa Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë, përfaqësues të institucioneve fetare në vend, ish-Presidentët dhe ish-Kryeministrat, ish-ministrat e Jashtëm apo ato të integrimit i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Qeverisë për të qene pjesë e ceremonisë të organizuar në Pallatin e Brigadave.

Deklarata e Ramës

Kryeministri Edi Rama duke marrë fjalën në këtë ceremoni tha se shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë vuajtur pak si vend mysliman, pa llogaritur këtu europianët dhe anti-europianët që i kanë kthyer muslimanët në gogolë sa herë kanë zgjedhje. “Por edhe vetë Shqipëria nuk ka ditur t’i tregojë atyre se ky i yni nuk është një vend mysliman, por një vend europian, ku jetojnë në harmoni të plotë myslimanët dhe të krishterët”,theksoi Rama. Në vijim ai është ndalur në kontributin që ka dhënë Shqipëria për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit, ndërsa ka theksuar se Europa duhet të vlerësojë së tepërmi këtë kontribut mbi 20 vjeçar të shqiptarëve dhe Shqipërisë. “Shqiptarët, kanë qenë dhe mbeten besimtarët e Evropës në Ballkan jemi të tërë si shqiptar aleat të palëkundur, ku Shqipëria nuk ka pushuar së qeni një faktor paqe e stabiliteti. Ky është viti i parë pa asnjë konflikt në Ballkan”, theksoi Rama.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke përshëndetur të pranishmit theksoi se për ne shqiptarët dielli lind nga perëndimi. Në këtë mënyrë Meta ka cilësuar marrjen e statusit kandidat për BE-në. “Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur që të bëhemi pjesë e BE, ndaj do apeloja për një bashkëpunim për të fituar kohën, për të ecur më shpejt, drejt realizmit drejt një sfide madhore, për tu anëtarësuar në BE. Dje ishte një hap dhe mesazh i mirë i përfaqësuesve të mazhorancës, të cilët morën pjesë në një takim për Reformën Territoriale të organizuar nga opozita. Kjo do e çonte Shqipërinë drejt Europës”, tha Meta.

Ndërsa ministrja e integrimit Europian Klajda Gjosha theksoi “kur nisa detyrën si ministre e dija që do kisha një punë të vështirë. Sot ndihem mirë, sepse jam pjesë e një arritje të madhe. Të qenurit zyrtarisht vend kandidat duhet të jetë për ne moment i mirë reflektimi për ti shkuar deri në fund reformave. Rrugëtimi 23 vjeçar ka kaluar përmes përpjekjeve të mëdha”. “Sot do doja të falenderoja shumë njerëz. Në këtë vendim kanë peshën e tyre të gjithë m,ministrat e integrimit dhe ministrat e jashtëm të këtyre viteve. Proces i integrimit nuk përfundon me kaq, pasi kemi një punë të vështirë për të arritur deri tek fundit. Marrja e statusit na çon drejt dhe më par, me ritme. Në 24 qershor Shqipëria ja doli. Statusi duhet të shihet si një shtysë e madhe. Që të vijojë me sukses, pasi Evropën s’do na e dhuroj askush, pasi duhet ta ndërtojmë atë brenda vetes. Të gjitha këto do duhet ti bëjmë vetëm ne.”

Në ceremoni kishte ftuar edhe nga Kosova ku i pranishëm ishte zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Leave a Reply

%d bloggers like this: