Amerika

Akuza për korrupsion senatorit demokrat

Të paktën 14 akuza, shumica e të cilave për korrupsion, janë ngritur në Shtetet e Bashkuara ndaj senatorit të lartë demokrat, Bob Menendez.

senatori-obamaPolitikani nga Nju Xhersi akuzohet se ka përdorur influencën e tij për t’i sjellë ilegalisht përfitime një doktori në Florida, me të cilin ai pranon se është mik prej kohësh.

Por në një konferencë për shtyp, ai është shprehur i indinjuar për akuzat dhe i hodhi poshtë ato duke i cilësuar të rreme. Mes 14 akuzave të ngritura disa janë për komplotim me qëllim përfitimet ilegale, ndërsa 8 për marrje ryshfeti.

Menendez ka dhënë dorëheqjen nga posti në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë, por ka deklaruar se “nuk do të rrijë i heshtur” dhe se do t’i luftojë akuzat.

“Jam i indinjuar që prokurorët në Departamentin e Drejtësisë u mashtruan për të filluar këtë hetim tre vjet më parë me dyshime të pabaza, të ofruara nga ata që kishin një motiv politik për të më mbyllur gojën”, ka deklaruar Menendez përpara një turme në Njuark.

Gazeta më e madhe e Nju Xhersit, “Star and Ledger”, i ka bërë thirrje atij që të dorëhiqet nga posti i senatorit. Në vitet e fundit Menendez ka qenë një kritik i fortë i politikave të presidentit Obama ndaj Kubës dhe Iranit.

Ai konsiderohet si një nga ligjvënësit hispaniko-amerikan më influentë në Kongres dhe është autori kryesor i legjislacionit që do të forconte sanksionet e vendosura ndaj Iranit.

Hetimi ndaj tij nisi në vitin 2013, kur autoritetet federale bastisën zyrën e doktorit të Floridës Salomon Melgan, ndaj të cilit u ngritën gjithashtu akuza.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button