Home / Politika / Nishani-Ivanov: Të nxisim bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Nishani-Ivanov: Të nxisim bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin maqedonas, Gjorge Ivanov, vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira me Maqedoninë, ndërsa theksoi nevojën që ato të ngrihen në një stad më të lartë, sidomos në aspektin ekonomik.
Nishani-Ivanov-Foto-Flor-Abazaj1“Për Shqipërinë Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm, me të cilin kemi marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe shumë dinamike. Shqipëria ka qënë ndër të parat që e njohu pavarësinë e Maqedonisë në vitin 1993 dhe marrëdhëniet mes dy vendeve në këto 22 vjet kanë evoluar në mënyrë pozitive. Është me rëndësi që ky trend të ruhet në dobi të qytetarëve tanë, por dhe stabilitetit në rajon”, u shpreh Presidenti Nishani në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun maqedonas.

Presidenti i Republikës së Maqedonise, Gjorge Ivanov, nisi të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Presidentit shqiptar, Bujar Nishani.

Presidenti maqedon u prit në selinë e Presidencës me një ceremoni zyrtare pritje nga homologu Nishani.
Gjatë qëndrimit në Tiranë Presidenti Ivanov do të takohet dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.