Home / Ekonomia / Një tjetër super anije turistike prek brigjet e Sarandës

Një tjetër super anije turistike prek brigjet e Sarandës

Në fillimin e ketij muaji kalatën e portit të Sarandës e ka prekur një tjetër kruaziere e madhe. Sipas administratorit të “Sipa Tours”, Arben Cipa, trageti  FTI solli drejt Sarandës 361 turistë perëndimorë, kryesisht gjermanë e francezë.

saranda9Guida e tyre ka patur si destinacion të parë qytetin antik të Butrintit, por jo pak prej tyre kanë qenë kureshtarë dhe kanë shëtitur për t’u njohur edhe me qytetin e Sarandës dhe asetet e tij. Ata janë parë të ndalin hapin përpara bustit të dijetarit Hasan Tahsini, në muzeun e Sarandës së mijëvjeçareve, të traditës, përpara Sheshit të Limanit karakteristik, si dhe kanë vizituar Galerinë “Arta Saranda” etj. Për të patur informacion më të detajuar në  njohjen e  shpejtë të qyetit të turizmit detarë, ata u janë drejtuar edhe zyrave të informacionit turistik, ku nuk kane harruar të zgjedhin për të marrë me vete suveniret që kanë pëlqyer më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.