Home / Kuriozitete / Vajza lind pa hundë, prindërit: Është perfekte kështu

Vajza lind pa hundë, prindërit: Është perfekte kështu

Një vajzë e vogël lindi pa hundë, një problem shumë i rrallë, pasi në të gjithë botën vetëm 37 persona vuajnë nga një problem i tillë.

vajza8Eli Thompson, është një vajzë e lindur pa hundë më 4 mars në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëna e saj Brandi McGlathery pasi kaloi trishtimin e fillimit thotë se, “Është shumë e bukur, ndonjëherë nuk e kuptoj se nuk e ka hundën. Jemi të lumtur kështu siç është. Nuk duam të ndërhyjmë, është shumë perfekte kështu”.

Përveçse nuk ka pjesën e jashtme të hundës, Eli nuk ka as sistemin e brendshëm, kështu që nuk arrin të ndjejë aromat dhe për këtë shkak gjendja e saj është edhe më e veçantë.

Me kalimin e viteve e mitura pritet ti nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale, por prindërit thonë se ky është një mendim të cilin Eli do e marrë vetë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: