Home / Kronika / Tahiri: Opozita, sulme shtazarake Policisë së Shtetit

Tahiri: Opozita, sulme shtazarake Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzoi në Kuvend opozitën, se po sulmon në mënyrë shtazarake, Policinë e Shtetit.

1427978072tahiriparlamenttTahiri theksoi se Qeveria po punon për ta kthyer Policinë e Shtetit, në një institucion modern, ndërsa rezultatet e arritura në 18 muaj janë më tepër se sa ato të 8 viteve të qeverisjes demokratike.

“Sfida jonë është të ndahemi nga ky vrer që derdhet në Kuvend. Ne na votuan në 23 qershor për të zhdukur arrogancën, krimin dhe korrupsionin”, tha Tahiri.

Sipas ministrit, edhe dorëheqja e drejtorit të Policisë ishte një akt moral dhe përgjegjësie, pas ngjarjeve të fundit për çështjen ‘Frroku’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.