Teknologji

iPad Air 2 do të vijë bashkë me iPhone 6?

ipadFundi i verës dhe fillimi i vjeshtës së këtij viti do të jenë periudha shumë të rëndësishme për Apple. Pas disa muajsh pa produkte të reja kompania amerikane pritet që “ta thyejë heshtjen” me dy modele të reja të iPhone 6, të cilëve besohet se do t’ua rrisë madhësinë e ekranit.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra që pritet nga Apple, pasi që në periudhën e njëjtë kohore pritet që Apple të sjell edhe versionin e ri të laptopit të hollë Mac Book Air me ekranin Retina 12”, Apple TV të re, orën iWatch, një iPad Mini të freskuar, si dhe gjeneratën e gjashtë të iPad-it kryesor, të cilit tani i referohet si iPad Air 2.

Tani, një koncept-dizajn i ri i tabletit besohet të jetë një përfaqësim i saktë i gjeneratës së ardhshme të iPad Air 2, pasi që bën krahasim me modelin aktual iPad Air, dhe i shfaq dallimet por edhe risitë e gjeneratës së re të tabletit të Apple.

Format e ndryshme të koncept-dizajneve të produkteve të Apple kohë pas kohë besohet se janë rrjedhje të qëllimshme të partnerit të Apple, Foxconn, pasi që disa prej tyre dalin të jenë shumë të sakta sa i përket pamjes së pajisjeve të reja.

Në krahasimin e iPad Air 2 me modelin e tanishëm të iPad Air, shihet se modeli i ri është dukshëm më i hollë se Air aktual. Në video gjithashtu mund të shohim se Touch ID – skaneri i gjurmëve të gishtave e ka zëvendësuar me sa duket butonin e vjetër, që është në përputhje me thashethemet e mëparshme për iPad-in e ri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button