Home / Moda / Do ikni me pushime? Ja këpucët që duhet të merrni me vete!

Do ikni me pushime? Ja këpucët që duhet të merrni me vete!

Por ja që nuk është  e mundur të paketoni gjithë gardërobën tuaj dhe ta merrni me vetë për mos pasur më pas nevojë te të pendoheni për asgjë që nuk e keni marrë.

200424617-001Por kur vjen puna tek këpucët? E keqja është se ato zënë dhe shumë vend në valixhen tuaj dhe pikërisht për këtë arsye, duhet ditur mjaft mirë se çfarë ju nevojitet vërtetë gjatë pushimeve.  Në këtë mënyrë, nuk do të përfundoni me një pafundësi palë këpucësh dhe asgjë për të veshur!
Në rast se po shkoni në një vend të ngrohtë, ku do të bëni edhe plazh, ja cilat janë ato çka ju nevojiten.
1. Sandale të sheshta 
Jo me takë. Duhet të zgjidhni të merrni ato të sheshta të cilat janë të përshtatshme për tu përdorur edhe gjatë plazhit, shëtitjeve buze detit etj. Në këtë mënyrë, janë edhe më të përshtatshme por edhe nuk zini shumë vend apo të dëmtoni sandalet tuaja të bukura te cilat mund ti shfrytëzoni për raste të posaçme.
2. Këpucë te sheshta
Një palë të sheshta të përshtatshme janë ideale për aktivitetet tuaja jo buzë detit. Mundohuni të zgjidhni një palë të sheshta me ngjyrë neutrale të cilat mund ti kombinoni lehtësisht më të gjitha llojet e veshjeve tuaja si përsa i përket anës së stilit ashtu edhe ngjyrave.
3. Këpucë me taka të larta
Të zeza ose metalike. Këto janë ngjyrat ku duhet të synoni pasi kombinohen lehtësisht me çdo gjë dhe janë idealë për mbrëmjet e vona kur ju do të dilni ma miqtë dhe familjarët tuaj. Në rast se jeni në mëdyshje se cilat të merrni, zgjidhni ato më të kombinueshmet me veshjet që do të merrni me vete. Pra mund të jenë taka më majë, apo ortopedike, me platforme etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.