Home / Kronika / Kronika e zeze / Tiranë, konflikt në familje, xhaxhai vret nipin

Tiranë, konflikt në familje, xhaxhai vret nipin

Një konflikt në familje që ka përfunduar me vrasjen e një personi është verifikuar mëngjesin e së premtes në rrethinat e Tiranës.

POLICIA-VENDNGJARJEBurime policore zyrtare bëjnë të ditur se një i ri ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri, çifte, nga xhaxhai i tij.

Sipas burimeve, për motive ende të panjohura, xhaxhai dhe nipi kanë nisur një sherr verbal që ka degraduar në përdorim armësh, me të moshuarin që ka qëlluar të riun.

Pasi janë lajmëruar nga fqinjët, uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë identifikimin e personave në fjalë, Besim dhe Hasan Hoxha.

Ky i fundit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa ungji i tij është shoqëruar për në komisariatin më të afërt për t’u marrë në pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.