Amerika

Obama: Marrëveshja me Iranin bën botën më të sigurtë

Presidenti amerikan Barack Obama ka përshëndetur marrëveshjen për kufizimin e programit bërthamor iranian, duke e cilësuar një “marrëveshje historike” e cila, nëse implementohet, do ta bëjë botën më të sigurtë.

obamaconfereveMarrëveshja, e arritur pas bisedimeve të gjata dhe intensive, synon të parandalojë prodhimin e armëve bërthamore nga regjimi i Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Irani dhe 6 fuqitë botërore të përfshira në procesin e negociatave tashmë duhet ta finalizojnë marrëveshjen. Ajo është mirëpritur nga iranianët, të cilët kanë festuar në rrugë, por për Izraelin ajo kërcënon mbijetesën e tij.

“Kjo do të jetë një marrëveshje afatgjatë që që adreson rrugët që duhen ndjekur për të shmangur bombën bërthamore. Nëse Irani mashtron, bota do ta marrë vesh”, ka thënë Obama.

“Kjo marrëveshje bazohet jo tek besimi, por tek verifikimi i papreçedent. Gjithësesi, nëse ajo finalizohet, ne do të mund të zgjidhim një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë tonë në mënyrë paqësore”, tha Obama.

Sipas parametrave të marrëveshjes, të publikuara nga Departamenti i Shtetit, Irani duhet të reduktojë numrin e centrifugave që përdoren për të pasuruar uraniumin në nivel bombe me më shumë se dy të treetat.

Gjithashtu, vendi islamik duhet të riprojektojë një çentral që të mos prodhojë plutonium, lëndë kjo e përdorur për armët, të sjetë subjekt i kontrolleve të rregullta dhe të bjerë dakord që të mos pasurojë uranium mbi 3.67 për qind, një kuotë shumë e ulët nga ajo që kërkohet për të bërë bombën.

Të gjitha këto parashikohen për një periudhë 15-vjeçare. “Ka një teknologji të re që do të përdoret. Ne do të mbikëqyrim uraniumin e tyre nga djepi deri në varr”, tha sekretari i Shtetit, John Kerry.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button