Home / Kuriozitete / Urinonte prej 1 viti në çajin e vjehrrës, kapet me ‘presh’ në duar

Urinonte prej 1 viti në çajin e vjehrrës, kapet me ‘presh’ në duar

Angry Woman Urinates Into In-Laws Teapot For A Year

Një grua nga India e cila prej një viti urinonte çdo ditë në çajin që i servirte vjehrrës është kapur me ‘presh në duar’ nga kjo e fundit, e cila e ka gjetur nusen ‘në punë’ e sipër kur ka shkuar në kuzhinë. Rekha Nagvanshi, 30 vjeçe nuk ishte aspak e lumtur nga jeta që bënte në shtëpinë  e bashkëshortit, ku e trajtonin si skllave, kështu që vendosi të ndahej. Por bashkëshorti i saj, Deepak, 34 vjeç, iu lut që të rikthehej për hir të vajzë së tyre 4-vjeçare. Ajo pranoi, por me kushtin që ai të gatuante për të, ta masazhonte dhe të lante enët, gjë që mesa duket vjehrrës së saj nuk i pëlqente aspak. 30-vjeçarja zgjodhi një mënyrë të pazakontë për t’u hakmarrë, duke urinuar në çajin që i servirte çdo ditë.

Angry Woman Urinates Into In-Laws Teapot For A Year

“Edhe pse e dija që nuk më kishte qejf nuk e imagjinoja se mund të arrinte deri këtu. Ajo gjithmonë buzëqeshte kur na servirte çajin. Por, një ditë shkova pas saj në kuzhinë dhe e gjeta duke urinuar në filxhanin tim”, tha 60-vjeçarja Suraj.

Ajo e denoncoi menjëherë të renë në polici, por këta të fundit nuk e morën përsipër çështjen duke i thënë se duhet ta zgjidhte privatisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.