Kronika

Policia e Tiranes: I pavërtetë lajmi se punonjësi i policisë ka ndërprer ndjekjen e vrasësve të Santos

Drejtoria e Policisë Tirane
Drejtoria e Policisë Tirane

Policia e Tiranes, ka dalë të shtunën në një deklaratë për mediat për të sqaruar opinionin publik në lidhje me artikujt e publikuar sot, lidhur me ngjarjen e vrasjes së shtetasit, Artan Santo.

Në deklaratën për media të Policisë së Tiranes, shprehet se “nga verifikimet e kryera, rezulton se Punonjësit e Policisë Rrugore nuk kanë dhënë intervista për median e shkruar, lidhur me ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë, ku humbi jetën i ndjeri Artan Santo. Askush prej tyre nuk kanë dhënë informacione që mund të dëmtojnë hetimin e çështjes.Detyrimi ligjor i punonjësve të policisë, është deklarimi i tyre pranë Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe grupit hetimor, të cilët po punojnë në marrjen dhe administrimin e çdo informacioni që do të ndihmojë në zbardhjen tërësisht dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarje”.

Po ashtu, Policie e Shtetit, sqaron se “është krejtësisht i pavertetë lajmi i publikuar se punonjësi i policisë rrugore e ka ndërprerë ndjekjen e vrasësve, pasi i ka mbaruar karburanti i motorrit. Asnjë problem që lidhet me pjesën logjistike të policisë nuk ka ndikuar në ndjekjen e vrasësve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button