Intervista

Dedja: Qelizat staminale, parësore për shërimin e sëmundjeve

Për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, tanimë ka një mënyrë sesi qelizat e një anëtari të familjes mund të shërbejnë për të luftimin nga sëmundje.

Per-zinen-1Kjo realizohet përmes ruajtjes së qelizave staminale. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm roli i qelizave staminale në kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

Qelizat staminale të një pjesëtari të familjes, falë përputhshmërisë, mund t’i shërbejnë edhe pjesëtarëve të tjerë të saj, në rast se këto të fundit preken prej sëmundjeve të gjakut. Specialisti, Sokol Dedja, në një intervistë për ATSH-në, shpjegon rëndësinë dhe procesin e ruajtjes së qelizave staminale.

1. Çfarë janë qelizat staminale?

Qelizat staminale janë qelizat më të hershme në zhvillimin e organizimit të një individi. Ato mund të hasen që brenda javës së parë pas ngjizjes së një fëmije dhe natyrshëm marrin pjesë në zhvillimin e të gjithë organeve të fetusit dhe gjithashtu gjenden dhe mblidhen edhe pas lindjes së fëmijës prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor përmes të cilit lidhet nëna dhe foshnja.

Qelizat staminale prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor kanë cilësi të jashtzakonshme të cilat i bëjnë ato unikale: janë shumë të reja në moshë(maksimumi 9 muajshe, sa edhe mosha e foshnjës) çka i bënë ato të shumëfishohen me shpejtësi dhe të diferencohen(specializohen) në mjaft lloje të tjera qelizash specifike për sisteme, inde dhe deri organene të caktuara, sipas nevojës në organizmin e një njeriu qelizat e të cilit me kalimin e kohës plaken, sëmuren dhe vdesin. Ja përse edhe roli rigjenerues në organizëm i këtyre qelizave “të mrekullisë” është fundamental dhe përbën bazën e Mjekësisë Rigjenerative ose të së ardhmes.

Një cilësi tjetër e rëndësishme e këtyre qelizave staminale prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor është edhe të qenit e tyre ”naive” çka do të thotë se ato mirëpriten prej sistemeve imunitare të përfituesve të këtyre qelizave dhe mundësia për tu flakur në rastin e pajtushëmrisë gjenetike si tek anëtarët e rrethit të ngushtë të një familje është shumë e vogël gjë që bën që këto qeliza të mund ti shërbejnë jo vetëm vetë foshnjës dhuruesë por edhe familjes së tij. Në fakt edhe rasti i parë i çertifikuar i shërimit me anë të këtyre qelizave staminale ishte ai i vitit 1988 ku një djalë i vogël i cili vuante nga Anemia Fanconi u trajtua dhe u shërua plotësisht me anë të qelizave staminale prej gjakut të kordonit të marra prej motrës së tij të porsalindur.

Që prej atij momenti qelizat staminale janë përdorur në mijëra transplante për trajtimin e një sërë sëmundjesh malinje e serioze të gjakut, sistemit imunitar dhe njëkohësisht shkencëtarë të mjekësisë në mbarë botën janë grupuar për të zhvilluar mjaft prova paraklinike e klinike për përdorimin e këtyre qelizave prej gjakut dhe indit të kordonit në trajtimin e formave të koncerit solid si dhe në lidhje me atë që njihet si Mjekësia Rigjenerative me qëllim ndërtimin e indeve dhe deri organeve të plota të cilët do të shërbejnë si transplante të gatshme për zëvendësimin e atyre të plakura e të dëmtuara.

Per zinen (3)2. Tashmë në Shqipëri operon Cryo-Save, që u mundëson të gjithë shqiptarëve që të bëjnë një investim për shëndetin e fëmijëve të tyre, siç është ruajtja e qelizave staminale. Si realizohet ky proces?

Në fakt qelizat staminale nuk janë shpikur nga njerëzit , ato vetëm sa janë zbuluar ndërkohë që roli i tyre në zëvendësimin e qelizave të sëmura apo të dëmtuara është përdorur prej shumë kohësh. Procedura e mbledhjes është jo-invazive dhe kryhet mbi një material i cili pas lindjes është i destinuar të flaket/asgjësohet si një mbeturinë. Mbledhja e këtyre qelizave kryhet lehtësisht prej mjekut obstetër gjinekolog menjëherë pas lindjes dhe pasi ai sigurohet që nëna dhe fëmija janë të shëndetshëm ai i kushton pak minuta kohë mbledhjes së një sasie gjaku dhe indit prej kordonit kërthizor i cili është burimi i çmuar i këtyre qelizave staminale të reja dhe mjaft vitale.

Ja përse momenti i lindjes është një çast i cili vjen një herë në jetë për të mbledhur këto qeliza. Menjëherë pas mbledhjes përmes një kiti special të dedikuar për këtë qëllim ato dërgohen tek CryoSave- laboratorin/bankën e fjalës së fundit të shkencës për përpunimin dhe depozitimit të tyre në Belgjikë, e cila është edhe banka lider në kontinentin e Europës. Tashmë prej mbi tre vitesh kjo bankë është e përfaqësuar edhe në Shqipëri duke ju mundësuar të gjithë Shqipëtarëve që të përfitojnë shërbimin e ruajtjes së këtyre qelizave staminale dhe të bëjnë një investim për të ardhmen e shëndetit të fëmijëve dhe familjes së tyre.

3. Për sa kohë mund të qëndrojnë qelizat staminale të ruajtura në bankë?

Menjëherë pas mbërritjes në bankë të kampionit të gjakut dhe indit të kordonit kërthizor në laboratorin/bankën CryoSave ato i nënshtrohen proceseve të specializuara të përpunimit dhe ndarjes së qelizave staminale si prej gjakut dhe prej indit të kordonit kërthizor ku prej gjakut nxirren qelizat staminale hematopoietike(ose ndryshe gjakformuese) dhe prej indit të kordonit qeliza staminale mezenkimale ose indformuese(prej tyre mund të formohen inde, kërce, e deri pjesë e organe të plota.
Pas këtij proçesi ato vendosen për tu ruajtur në ngrirje të thellë(në -185O C)në dy depozita të veçuara për më shumë siguri dhe në këto kushte speciale ruajtje në ngrirje të thellë në azot të lëngët ato mund të jetojnë pa fund. Kur prindërit e mirëinformuar për këtë qëllim vendosin që të ruajnë qelizat staminale të foshnjës së tyre pas lindjes ata do të kenë një marrëdhënie kontraktuale ligjore me bankën CryoSave e cila është plotësisht e garantuar dhe gjithashtu e risiguruar. Banka CryoSave është e angazhuar vetëm me aktivitetin e ruajtjes së qelizave staminale prej gjakut dhe indit të kordonit dhe merr përsipër dërgimin e qelizave staminale sipas kërkesës së prindërve/pronarëve të tyre në çdo klinikë a spital të specializuar për trajtimin me anë të qelizave staminale.

Per zinen (2)4. Sa janë çmimet për ruajtjen e tyre dhe a ka oferta në rast se psh prindërit duan të ruajnë qelizat e dy apo më shumë fëmijëve, apo në rastet e binjakëve?

Momentalisht shërbimi i ruajtjes së qelizave staminale prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor pranë bankave më serioze dhe që ofrojnë fjalën e fundit të teknologjisë së ruajtjes, përnjë periudhë 20-25 vjeçare varion midis 2100-2500 Euro.

Nga ana tjetër, si një mundësi për tju ardhur në ndihmë familjeve të cilat kanë një anëtar të tyre me një sëmundje e cila mund të trajtohet me qeliza staminale, banka CryoSave ofron ruajtjen/depozitimin falas të qelizave staminale pas lindjes së foshnjës në këtë familje.

5. Vendet e zhvilluara tashmë ofrojnë deri dhurimin e qelizave staminale, siç ndodh me organet që jepen për dhurim. Dicka rreth këtij procesi ende në fillesat e veta në Shqipëri. Por, nëse dikush do të dëshironte t’i blinte qelizat staminale, ka një çmim sa mund të kushtojnë?

Në këtë rast ruajtja bëhet në banka familjare private me obligimin që këto qeliza do të jenë në shërbim vetëm të dhuruesit ose të një familjari të tij. Sa i takon dhurimit dhe ruajtjes së në banka publike në Shqipëri të qelizave staminale nuk ofrohet ende, kjo edhe për shkak të investimit të konsiderueshëm të nevojshëm në laboratorë përpunimi dhe të sigurisë së kërkuar në ruajtjen e tyre. Sa i takon shitblerjes së qelizave staminale, sikurse e theksua dhe më sipër ajo është një veprimtari e ndaluar dhe e dënueshme me ligj sikurse dhe trafiku i organeve. Nga ana tjetër disponimi i këtyre qelizave prej individëve në një moment të nevojës shëndetësore mund të jetë i paçmueshëm.

6. Qelizat staminale mund të mblidhen edhe nga palca e kockës dhe gjaku periferik. Cilat janë avantazhet e marrjes së qelizave staminale prej gjakut të kordonit ose indit të kordonit kërthizor dhe ruajtjes së tyre me bankë?

Mbledhja e qelizave staminale prej gjakut periferik dhe sidomes prej palcës së kockës së një dhuruesi është një procedurë invazive dhe që mban edhe rrezik në vetvete për dhuruesin, ndërkohë që gjetja në një kohë të shpejtë (brenda pak ditësh) e një dhuruesi të palcës së kockës të pajtueshëm me një të sëmurë në nevojë për transplant qelizash staminale është një sfidë për gjendjen shëndetësore të pacientit përfitues.Mbledhja e qelizave staminale prej gjakut dhe indit të kordonit ofron avantazhe të padiskutueshme ku duhen ritheksuar fakti që këto qeliza janë shumë të reja,me një aftësi të jashtzakonshme për tu shumëfishuar e diferencuar në qeliza të specializuara sistemesh, indesh dhe organesh në organizëm, kanë aftësi shumë të mira për tu integruar në organizmin e përfituesit dhe ka shumë pak të ngjarë të flaken prej organizimit të tij siç është rasti i flakjes së organeve prej sistemit imunitar të përfituesve kur ato kanë përputhshmëri të kufizuar gjenetike.

7. Qelizat staminale mund të mblidhen dhe te të rriturit. Pse duhet të merren që nga lindja?

Natyrisht qelizat staminale mund të mblidhen edhe më vonë gjatë jetës edhe nga të rriturit, prej palcës kockore apo prej gjakut periferik të tyre, por avantazhet e qelizave staminale prej gjakut dhe indit të kordonit menjëherë pas lindjes janë të padikutueshme dhe po kthehen në zgjedhjen e preferuar të mjekëve
kudo në botë për të gjithë arësyet e përmendura më sipër.

8. A kemi ne gjinekologë shqiptarë që dinë ta realizojnë siç duhet mbledhjen e qelizave staminale gjatë lindjes? Dhe ndërsa këto qeliza mblidhen që nga lindja, ky proces a mund të dëmtojë nënën apo fëmijën, a mund ta vonojë lindjen apo të ketë rrezik për të krijuar ndonjë komplikacion të mundshëm?

Proçedura e mbledhjes së gjakut dhe indit të kordonit kërthizor, në fakt është një proçedurë e thjeshtë, e lehtë dhe që më tepër se ndonjë specializim të veçantë kërkon kujdes dhe pak durim për të mbledhur një sasi gjaku nga kordoni e cila është shumë e kufizuar(50-160ml). Nga ana tjetër me qëllimin për të garantuar mbledhjen e gjakut dhe indit të kordonit në mënyrën e duhur nga ana e përfaqësisë së bankës Cryo-Save janë realizuar disa seminarë trajnimi me të gjithë mjekët obstetër-gjinekologë në vend dhe procedura e mbledhjes së tyre tashmë mund të realizohet në mënyrën e duhur në çdo maternitet a shtëpi lindje kudo në territorin e Shqipërisë. Procedura e mbledhjes është pa asnjë rrezik si për nënën ashtu edhe për foshnjën e porsalindur përderisa mbledhja kryhet mbi materialin e destinuar të asgjësohet si mbetje pas lindjes. Procedura e mbledhjes së gjakut dhe indit të kordonit nuk ndërhyn aspak dhe nuk vonon lindjes e foshnjës dhe ajo kryhet vetëm pasi mjeku obstetër gjinekolog sigurohet që si nëna ashtu dhe foshnja e porsalindur gëzojnë shëndet të plotë.

per zinene9. Nga 1 në 5, cilat janë sëmundjet kryesore për të cilat qelizat staminale mund t’i shërojmë me sukses?

Lista e këtyre sëmundjeve sa vjen të trajtueshme sa vjen dhe zgjatet ndërkohë që sukseset më të mira janë arritur në trajtimin e sëmundjeve malinje e mjaft serioze të gjakut si forma të rënda të anemive, leuçemive, e pergjithësisht hemoglobinopative si dhe një sere çrregullimeve të sistemit imunitar. Vitet e fundit përparime të jashtëzakonshme janë njohur edhe në trajtimin e formave të tumorëve malinjë solidë siç mund të përmendim Neoroblastomën(tumore në tru) e Retinoblastomën(tumore në sy), si dhe në trajtimin e sëmundjeve metabolike të trurit si sindromën Hurler, sindromën Krabbe si dhe trajtimin e riaftësimin e gjendjes së indit muskulor të zemrës së goditur pas një infarkti të miokardit apo edhe të indeve nervore në sistemin nervor pas një hemoragjie cerebrale e deri në trajtimin e Diabetit të tipit 1.

10.  Kohët e fundit gjithnjë e më tepër po shtohen rastet e autizmit. A mund të na shpjegoni sa është përqindja e shpresës që fëmijët autikë të shërohen nëpërmjet përdorimit të qelizave staminale?

Në fushën e çrregullimeve të spektrit të autizmit është duke u studiuar gjerësisht nga grupet më në zë të shkencës mjekësore si në drejtim të faktorëve shkaktarë por edhe të mundësive të trajtimit të këtij spektri të gjerë edhe përmes qelizave staminale prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor. Ndër më të njohurat është një provë klinike e cila është duke u zhvilluar pranë Universitetit Duke në SHBA me 30 fëmijë autikë të cilët janë duke marrë trajtim me qeliza staminale të nxjerra prej gjakut të kordonit kërthizor të tyre marrë menjëherë pas lindjes dhe gjetjet e deritashme janë mjaft premtuese.

Sa i takon trajtimit të një pacienti me autizëm me anë të qelizave staminale prej gjakut e indit të kordonit marrë prej motrës/vëllait të tij ka një probabilitet shumë të mirë që ato të jenë të përputhshme 100% gjenetikisht dhe trajtimi të kryhet pa asnjë komplikacion më përfituesin dhe me shpresa shumë të mira për trajtimin e tij.

11. Përsa i përket vendit tonë, a ka çifte që i drejtohen Cryo-Save për ruajtjen e qelizave staminale?

Niveli i informacionit ne lidhje me mbledhjen, ruajtjen e qelizave staminale prej gjakut dhe indit te kordonit si dhe rreth potencialeve që ato ofrojnë në kurimin e sëmundjeve në të tashmen dhe të ardhmen mbetet ende i kufizuar në popullatën e gjerë por gjithësesi, mesatarisht çdo muaj 20-25 çifte zgjedhin që të ruajnë qelizat staminale të foshnjës së tyre pas lindjes me CRYOSAVE.

12. A ka pasur raste kurimi me anë të qelizave staminale në Shqipëri?

Duke qenë se numri i rasteve të ruajtura deri më tani prej Shqipërisë është ende I vogël dhe koha që prej kur ruajtjet me CryoSave ka në nisur(vetëm që prej fundit të 2011)është e shkurtër, ende nuk janë shaqur raste të nevojës për kurim më anë të këtyre qelizave staminale të ruajtura.

Lajmi më i fundit në këtë drejtim është se CRYOSAVE është përfshirë tashmë edhe në financimin dhe mbështetjen e një prove klinike për trajtimin me të dy llojet e qelizave staminale (si prej gjakut dhe prej indit të kordonit kërthizor) të paralizës cerebrale pas lindjes së bebeve me anë të qelizave staminale të ruajtura dhe përpunuara prej saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button