ArteTeater

Arturo Ui në Teatrin Eksperimental

Drama “Arturo Ui” e Bertolt Brecht, e shkruar me qëllim për të shkatërruar respektin e rrezikshëm, që zakonisht ndihet për vrasësit e mëdhenj vjen në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Drama që Brecht paraqet, është e njohur në kohë të tjera, në të shkuarën, të tanishmen dhe në të ardhmen.arturo-ui

Ajo tregon për një kohë që ishte në recesion: Njerëzit janë duke vuajtur rritjen e vështirësisë në rrethana të përkeqësuara, krimi është në rritje, papunësia gjithashtu, dhuna ka shpërthyer në rrugë, drejtësia është e gjunjëzuar. Shfaqja vjen me regji të Kiço Londos, duke mbajtur parasysh të gjitha këto është një shfaqje për heshtjen dhe bashkëfajësinë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhemi, sepse lejuam që një grusht kriminelësh të veshur me petkun e politikanit të vjedhin, të vrasin, dhe të kërcënojnë të ardhmen tonë… Lejuam që kjo “tufë” të na fyejë inteligjencën. Të tallen dhe të shkelin mbi dinjitetin tonë.

Me heshtjen tonë i lejuam të behën “dikush”kur në fakt nuk ishin dhe nuk janë askush. Nuk e ngritëm zërin kurrë për pasuritë e tyre marramendëse që e krijuan me djersën tonë, duke e vjedhur shtetin ndërsa shumica e popullatës mezi po e siguron bukën e gojës. Shfaqja “Arturo Ui” mbështetet mbi përkthimin e Robert Shvarc, por ajo edhe pse bën fjalë për dhunë, vrasje, grabitje dhe terrorin nuk ka asnjë krismë, asnjë të bërtitur madje asnjë ngritje zëri. Gjithçka është fine dhe elementët e mësipërm rrëshqasin nën të dhe më tepër ndihen sesa duken. Për ta bërë më social problemin personazhet tona janë pa gjini, heteroseksual.

Kjo ndihet shumë edhe në veshjet e kostumografes Sofi Kara, por edhe në dekorin e kursyer dhe mjaft të gjetur të Kristo Çalës. Muzika e shfaqjes është live dhe luhet nga një “muzikant rruge”. Rritmi i shfaqjes është i shpejtë dhe rezonanca politike e shfaqjes vjen nga marrëdhëniet, ndërkohë që projeksionet midis akteve janë zëvendësuar me element të natyrës, dhunës dhe jetës së përditshme. Vjen me aktorët : Denis Kurushi, Fatjon Mici, Rezart Barjoti, Ergys Çekrezi, Erjon Hinaj etj. Shfaqja do të prezantohet në datën 4 prill, ora 20:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button