Home / Arte / Anisa Petrela shpallet “Miss Shqipëria 2014″

Anisa Petrela shpallet “Miss Shqipëria 2014″

miss-shqiperia-1Kalaja e Ulqinit ka ofruar një spektakël të veçantë mbrëmjen e së premtes. 31 bukuroshe të mbledhura nga të gjitha trevat e Shqipërisë kanë gjallëruar qytetin turistik të Ulqinit dhe kanë kthyer vëmendjen tek një tjetër monument i rëndësishëm i historisë shqiptare.

Kombinimi i mureve të vjetra, të larta, me skenografinë madhështore të ndërtuar nga Rebus Studio, dhe ndriçimin e Franco Ferrarit i kanë dhënë mundësi “Deliart Association” të mendojë një spektakël të përmasave të mëdha, i cili është ndjekur me një interes të jashtëzakonshëm jo vetëm nga qytetarët e Ulqinit, por edhe një numër i madh njerëzish të ardhur nga Shqipëria dhe Kosova.Kështu spektakli i së premtes ka mbledhur, si asnjëherë tjetër spektatorë rrëzë kalasë madhështore të qytetit bregdetar.

Pas disa sfilatave të vajzave konkurente, përgjedhjes së dhjetë më të mirave dhe një votimi të menduar nga juria e këtij viti, fituese e këtij edicioni të spektaklit të bukurisë është shpallur 19 vjeçarja nga Tirana, Anisa Petrela. Ndërkaq shoqëruesja e parë e Miss-it është shpallur Kristi Pejo, 20 vjeçe nga Tirana, dhe shoqëruese e dytë, 22 vjeçarja nga Shkupi, Sara Ymeri.

Si destinacion final të këtij edicioni të “Miss Shqipëria”, organizatorët zgjodhën këtë vit kalanë e Ulqini. I dëshmuar si vendbanim që nga periudha parahistorike të dhënat arkeologjike dhe historigrafike mbi Ulqinin flasin qartë se historia më e lashtë e këtij qyteti mijëvjeçar zë rrënjë në truallin e qytetërimit ilir, dhe si i tillë, ky është një nga qytetet më të vjetra dhe më interesante të Adriatikut që zhvillimin më të lartë e arriti në kohën e mbretërisë së Ilirëve. Pra  një destinacion që i vjen për shtat misionit të konkursit shqiptar të bukurisë një miss-një kala.

Nën këtë efekt u ideuan edhe elementët e spektaklit, të cilët ofruan një spektakël me të ftuar dhe surpriza të shumta. Performuan, nën drejtimin e prezantueses Orinda Huta disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, si Irma Libohova, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Mihrije Braha etj, të cilët kanë krijuar tjetër atmosferë ndër vetë vajzat që konkuronin për titullin e më të bukurës shqiptare, por edhe në publik. Ndërsa anëtarët e jurisë së këtij viti ishin emra të rëndësishëm në artit, kulturës, medias etj, të cilët ndanë disa fasha fituesesh.miss shqiperia (3)

Prania e tyre këtë vit, ishte konceptuar krejt ndryshe nga herët e tjera. Fjala vjen Kledi Kadiu, Arlinda Dudaj, Virgjil Kule e Ylljet Aliçka, si anëtarë të kësaj jurie u bënë bënë paksa edhe prezantues ndërsa ndanin disa prej trofeve të këtij eventi si “Miss Inteligjenca”, “Miss Kinemaja”, “Miss Press”, “Miss Buzëqeshja” etj. Pjesa tjetër e jurisë, Holta Dulaku, Amarda Toska, Mark Frroku, Ardit Cela, kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka dhe Miss Shqipëria 2013, Florenza Lekstakaj kanë dhënë votat dhe vlerësimet e tyre për më të bukurat e këtij edicioni. Një çmim special u dha sivjet nga sponsori zyrtar i “Miss Shqipëria 2014″, Cotonella.

miss shqiperia (2)Vajza e përzgjedhur për të mbajtur fashës e “Miss Cotonella” ishte 17 vjeçarja nga Elbasani, Lindita Idrizi, nxënëse për flaut në Liceun Artistik, e cila ka fituar njëherësh edhe një kontratë ekskluzive si imazh i Cotonella-s në Shqipëri. Ndërsa për fituesen e Miss Shqipëria, si çdo vit, edhe sivjet Universiteti Marin Barleti ofron një bursë studimi. Me të tilla çmime nata finale rrodhi shumë shpejt, nën ethet e një gare që sivjet u duk të ishte e fortë, por edhe një spektakli të bukur që ofruan të ftuarit specialë, artistët e kësaj mbrëmje.

Kështu është përmbyllur rrugëtimi i këtij viti i “Miss Shqipërisë”, i cili si çdo vit, edhe sivjet ka nisur tre javë më parë me rrugëtimin e bukurosheve nëpër trevat historike dhe kulturore të vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.