Bota

Shtohen viktimat e masakrës në Kenia, rritet zemërimi popullor

Numri i viktimave në Universitetin e Garisës në Kenia pritet të rritet, pas përballjes me aktin terrorist i cili deri tani i ka marrë jetën 150 personave.

viktimat-keniaBurime nga media lokale tregojnë se është rritur zemërimi në mesin e banorëve lokalë mbi atë që ata e shohin si një dështim të qeverisë për të parandaluar masakrën.

Revolta e tyre është rritur pasi kanë dalë në dritë të dhëna se sulmi universitar ishte paralajmëruar thuajse një javë më parë dhe autoritetet nuk kishin bërë asgjë për ta ndaluar.

Ndërkaq, pas tragjedisë, forcat e sigurisë kanë arrestuar pesë persona në lidhje me sulmin. Megjithatë, organizatori i dyshuar si kryesor për sulmin terrorist në Garisa është Mohamed Dulyadeyn, që besohet të jetë një mik i ngushtë i liderit të grupit terrorist al-Shabaab.

40-vjeçari mësohet se ka tre gra. Ai ka qenë protagonist edhe në sulme të tjera terroriste. Kohët e fundit, Muhamed ishte akuzuar për organizmin së bashku me 12 militantë të tjerë të një komploti kundër parlamentit kenian.

Por, sulmi i fundit në kampusin universitar është cilësuar më i rëndi në 2 dekadat e fundit. Sulmuesit vranë duke bërë një klasifikim të personave në bazë të përkatësisë fetare, duke lënë të lirë myslimanët si edhe duke ekzekutuar të krishterët. Diplomatët dhe analistët pranojnë se fakti që qeveria nuk mund të kontrollojë dot këto zona, shihet si pika e dobët e Kenias dhe ky është një problem i brendshëm i vendit.

Si i tillë, al-Shababi ka të ngjarë të vazhdojë strategjinë e saj duke sulmuar, ashtu sikurse vetë liderët terroristë kanë paralajmëruar edhe më herët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button