Kuriozitete

Del në treg çokollata që rinon lëkurën deri në 20 vjet

Kundër plakjes së lëkurës vjen tani ‘Esthechoc’. Duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por tashmë kjo është një realitet. Kërkuesit anglezë kanë krijuar një lloj çokollate që parandalon rrudhat e saj. ‘The Telegraph’ shkruan se  “Esthechoc” nxit antioksidantët dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke e bërë lëkurën të butë dhe të qetë.

n-CIOCCOLATA-large570Një copë çokollate në sasinë 7,5 gram përmban të njëjtën sasi antioksidantë që gjendet në fileton e një salmoni të Alaskës dhe të njëjtën sasi e polyphenols (një substancë që lufton radikalet e lira) që gjendet në 100 gram çokollatë e errët. Kërkuesit e ‘Esthechoc’ pretendojnë së më futjen e këtij produkti në konsumin e përditshëm, mund ta transformojë lëkurën e një gruaje 50-vjeçareje të njëjtë më atë të një 30-vjeçareje. Testet laboratorike kanë treguar rezultate të dukshme që prej javës së katërt të eksperimentit. Subjektet kishin një numër më të ulët të inflamacionit të qarkullimit normal të gjakut dhe një përmirësim të madh.

Ivan Petyaev, kreu i hulumtuesve të cilët kanë punuar në këtë projekt, tha :-“Ne përdorëm të njëjtit antioksidantë që i lejon peshqit e kuq dhe flamingot të  ruajnë ngjyrën e tyre. Kemi kryer teste tek një grup vullnetarësh që janë rreth  50- 60 vjeç,  dhe kemi konstatuar se  fiziologjia e lëkurës është përmirësuar deri në nivelin që është zakonisht vetëm te pacientët e moshës  20 30 vjeç. Konsumatorët kanë vënë re një përmirësim të dukshëm  në cilësinë e lëkurës së tyre”, tha ai. Do jetë e vështirë për ta gjetur produktin në dyqanet normale, por gjithsesi pritet që të jetë në dispozicion të konsumatorëve nga muaji i ardhshëm, vetëm se paketa e projektuar për trajtimin e lëkurës brenda 3 tri javëve, pritet që të jetë e shtrenjtë. Hulumtuesit ishin ngurrues për të treguar çmimin e produktit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button