Home / Kosova / Kurti: PDK nuk do të jetë më në pushtet

Kurti: PDK nuk do të jetë më në pushtet

kurti

Ai thotë se edhe ndërkombëtarët por edhe njerëzit në Kosovë kanë filluar të mësohen me idenë se PDK nuk do të jetë më në pushtet.

Shkuarja në zgjedhje të reja tha Kurti është e dëmshme sepse do të humbiste kohë Kosova.

Por Kurti tha se nëse nuk plotësohen kërkesat e VV’së, kjo e fundit nuk do e mbështesë qeverinë e “emergjencës”.

Ndërkohë Kurti tha se “në fund vijnë edhe postet” duke shfaqur dëshirën e VV’së për të qenë pjesë e qevrisë.

Por për këtë tha ai duhet të vendos anëtarësia e VV’së.

“Nëse këta krerët tanë e zvogëlojnë drojen ndaj ndërkombëtarëve do të arrim pajtimin”, tha Kurti.


Kurti by GazetaExpressTV

Kurti optimist: Ka mirëkuptim për kërkesat e VV’së më shumë se që duket publikisht (Video)

Albin Kurti thotë se është optimist për koalicionin e opozitës. Tha se për kërkesat e VV’së në takimet me e organizuara ka pasur mirëkuptim më shumë se që duket publikisht.

Albin Kurti tha se nëse opozita nuk është bashkuar në të kaluarën më së paku ka faj Vetëvendosje.

Duke folur në Argument Plus, Kurti tha se përgjigjja e bllokut opozitar për VV’në do të duhej të vinte por se pret që kjo të bëhet në ditët në vijim.

Ai pret që në javët e ardhshme të arrihet marrëveshje dhe të përmbyllen të gjitha fazat e bisedimeve.

Ndërkohë Kurti tha se VV qëndron pas kërkesës për mos vazhdimin e dialogut.

“Në aspekin politik qeveritë e deritanishme ksaj partie shtet kanë bërë ve♪5se pazare me Serbinë, çfarëdo që ka kërkuar Serbia në mënyrë që të marrin imunitetin prej EULEX’it në Kosovë. EULEX nuk i nguc këta për korrupsionin këtu ndërkaq këta vazhdojnë të jetojnë në aeroplanin Prishtinë-Bruksel dhe anasjelltas”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova duhet të ketë dialog të hapur me BE’në. Ai tha se Bashkimi Evropian po i trajton kosovarët si “pacient i cili vazhdimisht gënjehet se do të dal nga spitali”.

Kurti tha se është optimist lidhur me koalicionin qeveritar opozitar.

“Besoj që në këto takimet që kemi pasur ka pasur një farë lloj mirëkuptimi për qëndrimet e Vetëvendosjes edhe për propozimet tona më shumë se sa që duket publikisht”, tha Kurti.

 

[yop_poll id=”2″]

 

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: