Kronika

Zjarr në një pallat pranë ambasadës amerikane, banorët në panik, lidhin çarçafë për të zbritur nga ballkonet

Një zjarr ka përfshirë një pallat në kryeqytet, pranë zonës së Ambasadës amerikane. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bllokuar zonën dhe nuk kanë lejuar qarkullimin.

zjarr-ne-nje-pallat-te-rruga-el-3 Sipas raportimeve të para, zjarri fillimisht ka përfshirë panelin elektrik të pallatit duke krijuar edhe tym shumë të madh, çka e ka bërë të pamundur lëvizjen e banorëve të këtij pallati. Shumë banorë janë kapur nga paniku dhe kanë nisur të marrin vetë masa, duke lidhur çarçafë dhe bërë gati për të zbritur nga ballkonet.

Zjarrfikësit thonë se kanë arritur të neutralizojnë flakët dhe se situata është nën kontroll. Banorët e kateve të para janë evakuuar ndërsa ata të kateve më të larta nuk kanë ikur nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë policia në bashkëpunim me zjarrfikësit po punojnë njëkohësisht edhe për zbardhjen dhe zbulimin e shkaqeve të këtij zjarri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button