Home / Moda / Krijohen këpucët me takë të ndryshueshme

Krijohen këpucët me takë të ndryshueshme

Ndryshe nga këpucët e zakonshme, stilistja kanadeze Tanya Heath, ka gjetur një alternativë më të rehatshme për të krijuar këpucë me një takë të ndërrueshme.

krijohen-k-euml-puc-euml-t-me-tak-euml-t-euml-ndryshueshme_hdMe shtypjen e një butoni, klientet e saj mund të kalojnë nga një takë e lartë (9 cm) në një takë më të ulët (4 cm).

E pyetur se si i erdhi ideja për këtë krijim, Tanya përgjigjet se kur kishte nisur punën e saj të parë në Paris, ajo vishte balerina gjatë rrugës dhe taka në punë, shkruan Anabel. “Njerëzit filluan të më tallnin dhe të më quanin ‘la New-Yorkaise’, kështu që fillova të vishja vetëm taka gjatë gjithë kohës sepse në atë kohë, femrat pariziene këtë bënin,” shprehet ajo.

Tanya thotë se kjo ia shkatërroi këmbën dhe në përpjekje për të gjetur një alternativë më të rehatshme, i erdhi ideja e krijimit të këpucëve me takë në ndryshueshme.

Stilistja shprehet se me kalimin e kohës, linja e saj e këpucëve ka nisur të përhapet në vende të ndryshme të botës dhe së shpejti do të vijë me një krijim të ri që kësaj radhe do të jetë një çantë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: