Kronika

Veriu i vendit nën dëborë, rekomandohen zinxhirët

Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, reshjet e borës të rëna ditët e fundit në veri të vendit, e kanë vështirësuar qarkullimin në Rrugën e Kombit.[wds id=”3″]

Disa automjete u bllokuan për disa minuta në të dy korsitë e autostradës, rreth paradites, pa mundur të lëvizin. Në segmentin “Tunel- Fushë Dukagjin” menjëherë mbërritën borëpastrueset e kompanisë së mirëmbajtjes dhe rikthyen qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore e Kukësit u vu në lëvizje me dy postblloqe për të mos lejuar qarkullimin e atyre që nuk ishin të pajisur me zinxhirë. Situata u vu në kontroll vetëm pas një ore. Aktualisht qarkullimi në aksin “Tunel-Kukës-Morinë, bëhet i lirshëm në katër korsitë e lëvizjes.

Ndërkohë, mësohet se reshjet e borës kanë nisur edhe në Qarkun e Dibrës. Në komunat Kala e Dodës, Lurë, Luzni, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan trashësia e borës arrin në 10 cm. Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button