Politika

Dokumenti me firmën e Frrokut në KQZ: Në 21 qershor do jemi në koalicion me PS-në

Partia Kristian Demokrate synon të dalë në koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Dokumenti i PKD-se ne KQZ

Të paktën kjo është shkruar në raportin e përvitshëm financiar që PKD-ja ka dorëzuar në 22 shkurt 2015 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Partia Kristian Demokrate është pjesë e kualicionit qeverisës të vendit. Si Parti Parlamentare, kemi degët she strukturat tona në të gjitha rrethet e qarqet e vendit. Sipas marrvëshjeve me forcat e tjera politike të kualicionit të shumicës do të marrim pjesë në zgjedhjet për pushtetin vëndor që do të mbahen në Qershorin e këtij viti”, thuhet në raport.

Dokumenti i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 9 ditë përpara se Tom Doshi të akuzonte Ilir Metën se ka tentuar ta vrarë dhe të deklaronte publikisht se lajmin e ka mësuar nga Mark Frroku.

Prej asaj dite, ka vetëm një deklaratë të kryeministrit se e ka përjashtuar Mark Frrokun nga grupi parlamentar, por nuk ka një qëndrim nëse PKD-ja do të jetë pjesë e koalicionit të majtë në këto zgjedhje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button