Maqedonia

Bora mbyll rrugën Mavrovë-Dibër

Aksi rrugor Mavrovë – Dibër është ndaluar plotësisht për të gjitha automjetet dhe mjetet e rënda transportuese për shkak të reshjeve të borës.

bora-mbyll-rrug-euml-n-mavrov-euml-dib-euml-r_hdNdërsa Auto Moto Lidhja e Maqedonisë ka informuar edhe për ndalesë për lëvizjen e mjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Strazhë – Kërçovë.

Kjo masë e ngjashme ndalese për mjetet e rënda transportuese vlen edhe për aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit. Edhe në akset e tjera rrugore si pasojë e reshjeve intensive të borës ka vështirësi në komunikacion.

Auto Moto Lidhja e Maqedonisë ka informuar për kujdesë edhe në akset rrugore Katllanovë – Veles, Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë, për shkak të shembjes së dheut nga reshjet e shiut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button