Home / Rajoni / Peshkopi serb befason me gjuhë të matur

Peshkopi serb befason me gjuhë të matur

amfilohijeMetropolitani Amfilohije, aktualisht metropolitan i Kishës Ortodoskse serbe në Mal të Zi,ka befasur të pranishmit sot në Gazimestan.
Ai me rastin e “Vidovdanit” tha se ka gojëdhënaqë thonë se Millosh Kopiliqi (Obiliqi) mund të jetë shqiptar dhe ka të atilla që thonë se ai është serb.

“S’ka rëndësi se kush ka qenë Obiliqi, rëndësi ka që ai sikurse edhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu kanë luftuar për të mirën e qytetarëve që kanë jetuar në këto treva dhe neve nuk duhet të na ndajnë heronjtë, por duhet të na bashkojnë ata”, tha ai.

Ai theksoi se shqiptarët dhe serbët kanë jetuar gjithmonë bashkë dhe bashkë e kanë luftuar të keqen.

“Edhe konflikti i fundit duhet të jetë një tregim për neve, që nuk duhet të luftojmë njëri tjetrin, por duhet të bashkëpunojmë në mes vete, sikurse që kanë bashkëpunuar Obiliqi dhe Skënderbeu kundër osmanëve”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.