Kuriozitete

Një mysliman boshnjak bën karrigen e papa Françeskut

Kisha Katolike në Bosnje-Hercegovinë ka zgjedhur një familje myslimane që merret me zdrukthëtari për të bërë një karrige që papa Françesku do ta përdorë gjatë vizitës që ai do të zhvillojë në qershor në këtë vend me shumicë myslimane.

Papa-FranceskuTradicionalisht, boshnjakët ndërtojnë një karrige të re për çdo Papë që viziton Bosnjen, por, puna për ndërtimin e saj nuk i ishte dhënë asnjëherë një zdrukthtari mysliman.

Familja Hajderovac nga qyteti i Zavidoviçit njihet në rajon për ndërtimin e objekteve prej druri si dhe simboleve fetare të myslimanëve, katolikëve dhe të krishterëve ortodoksë.

Kur Salemi mësoi në shkurt se Papa do të vizitonte Bosnjën, ai kontaktoi Kishën Katolike lokale dhe u ofroi atyre ndërtimin e një karrigeje për Papën.

“Ata na ftuan për të biseduar dhe ne arritëm një marrëveshje. Pas mbarimit të procedurës formale ne filluam të ndërtonim këtë karrike. Jam jashtëzakonisht i lumtur që morëm këtë projekt, sepse ndërtimi i një karrigeje për një njeri kaq të rëndësishëm është gjë e madhe për ne”, thotë Salem Hajderovac, pronari i zdrukthtarisë.

Familja ka rënë dakord që mos ta publikojë koston e ndërtimit të karriges.

“Ndërtimi i karriges për Atin e Shenjtë Papa Françesku, do të jetë një nder për mua dhe familjen time”, thotë zdrukthtari Edin Hajderovac.Rreth 100 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në meshën e Papës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button