Home / Kuriozitete / Gjoba të kripura për ata që i afrohen vilës së George Clooney në Liqenin e Komos në Itali

Gjoba të kripura për ata që i afrohen vilës së George Clooney në Liqenin e Komos në Itali

George Clooney ka planifikuar të festojë ditëlindjen e tij të 54-t në Itali e pikërisht në vilën e tij pranë Liqenit të Komos në Laglio. Për këtë arsye kryebashkiakut i qytetit Roberto Pozzi ka forcuar masat e sigurisë, në mënyrë që të ruajë privatësinë e aktorit dhe bashkëshortes së tij Amal Alamuddin.

ITALY CLOONEY VILLATë afrosh barkën më pak se 100 metra larg nga shtëpia e Clooney, do kushtojë tashmë, një gjobë deri në 500 euro. Urdhri i lëshuar nga komuna më 3 prill konsiston jo vetëm në mbrojtjen e çiftit por edhe të miqve të tyre VIP.

Sipas kryetarit të Laglios, Clooney ka ndërmend të kthehet në Vilën Oleandra për të dhënë një festë të madhe me rastin e ditëlindjes së tij më 6 maj. Pritet të vijnë shumë të ftuar VIP që do të akomodohen në të gjitha hotelet dhe bujtinat e zonës ngjitur me vilën. Për këtë arsye kryetari i bashkisë ka menduar ti dalë përpara situatës që mund të krijohet.

“Në vitet e kaluara urdhrat kanë janë miratuar vetëm si pengesa por pa sanksione. Këtë vit, duke parashikuar një rritje të madhe të personave kuriozë, dhunimet do të ndëshkohen me gjoba sipas rasteve nga 50 deri në 500 euro”.

Eh ditë të vështira për ata që por kërkonin të gjuanin të famshmit. Festa e Clooney do të zhvillohet larg syve të kureshtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.