Home / Teknologji / Galaxy S6 Edge dhe One M9 lakohen njëjtë sikurse iPhone 6 Plus

Galaxy S6 Edge dhe One M9 lakohen njëjtë sikurse iPhone 6 Plus

Me siguri se të gjithë i kujtojmë ditët kur flitej për iPhone 6 Plus, dhe se si fableti i parë i Apple mund të lakohej shumë lehtë nëse mbahej në xhep kur ulemi, dhe se si deformohej shpejtë për tu bërë i papërdorshëm.

galaxy-s6-edge-dhe-one-m9-lakohen-nj-euml-jt-euml-sikurse-iphone-6-plus_hdTani një fat të tillë besohet se e ka edhe telefoni më i ri i Samsung, Galaxy S6 Edge për të cilin thuhet se po përballet me probleme të ngjashme.

Samsung, Galaxy S6 Edge është vënë në test të njëjtë sikurse iPhone 6 Plus, dhe nëse mbi të ushtrohet presion i njëjtë edhe telefoni më i ri i Samsung do të lakohet, për tu deformuar njëjtë sikurse rivali i tij që vjen nga Apple.

Testet janë kryer nga kompania e sigurimeve SquareTrade, e cila në testim ka përfshirë telefonat nga Samsung, HTC dhe Apple.

Asnjëra nga pajisjet e testuara nuk i kanë mbijetuar presionit, por megjithatë S6 i Samsung dhe iPhone i Apple performuan më mirë sesa telefoni i ri i HTC, One M9.

Në fakt, telefoni i HTC kishte pësuar më së shumti dëmtime dhe ishte tërësisht i papërdorshëm pas një lakimi të vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published.